Home | Business | Zoom, Data, Piratët

Zoom, Data, Piratët

image
Zoom ka mbi 200 milion përdorues...

 

 

 

 

Përdoruesit e Zoom që ripërdorin të njëjtat fjalëkalime nga llogari të tjera mund të përballen me një pasojë të padëshiruar – informacionin e tyre të log in – it  në shitje në “dark web”

 

Informacioni i llogarisë personale, duke përfshirë këtu emailin dhe fjalëkalimin si dhe adresat në web e takimeve në Zoom publikohen lirshëm dhe shiten për disa qindarka. Një faqe shitjesh në “dark web”, e zbuluar nga një firmë e pavarur sigurie dhe e verifikuar nga NBC Neës, përfshin rreth 530,000 llogari.

 

Llogaritë u raportuan së pari nga faqja e internetit BleepingComputer.

 

Zoom nuk pranoi të ndante specifika për mënyrën se si informacioni mund të dilte, por shumë nga adresat e postave elektronike të listuara ishin pjesë e shkeljeve të mëparshme të të dhënave, të cilat shpesh shiten dhe ripaketohen në forumet e hakerave.

 

“Zoom e merr seriozisht sigurinë e përdoruesvee,” tha një zëdhënës i Zoom në një email. “Ne po hetojmë, po bllokojmë llogaritë që kemi parë të komprometohen duke u kërkuar përdoruesve të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre dhe po shikojnë për të përdorur teknologji shtesë për të forcuar përpjekjet tona. ”

 

Duke përdorur të dhënat e postuara, dikush mund të hynte në dhomën e takimeve personale të një personi dhe ta hapte atë dhomë. Ata mund të ftonin të tjerët për t’u bashkuar. Kjo u jep mundësinë hakerave për të shfrytëzuar të dhënat e një personi dhe më pas për t`i keqpërdorur ato.

 

Zoom ka pasur një popullaritet shumë të madh gjatë kohëve të fundit pasi mijëra njerëz u detyruan të përdornin video konferencat kryesisht si mjet pune për shkak të rregullave të distancimit social që filluan të aplikoheshin për shkak të pandemisë.

 

Firma e Silicon Valley ka mbi 200 milion përdorues të përditshëm, nga 10 milion para pandemisë. / NBC/-bota.al

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0