iPhone, bateria
iPhone-t nuk marrin forcë të mjaftueshme baterie...
Përdoruesit e iPhone duket se e kanë më shumë këtë problem teksa raportohet se mund të ketë një fajtor të fshehur për shkarkimin e baterisë.
Ai që njihet nga rrjetet e teknologjisë së ‘opsioni vampir’ që thith energjinë e aparatit tuaj Apple mund të jetë një mjet për ruajtjen e lidhjes internet, i quajtur ‘Wi-Fi Assist’.
Megjithse kjo supozohet të forcojë sinjalin tuaj, duket se është më shumë një pengesë sesa ndihmë.
Wi-Fi Assist supozohet të mbushë hapësirën kur lidhja e internetit bëhet e ngadaltë, në mënyrë që përdoruesi të mos ketë ndërprerje në lidhjen e tij.
Faqja zyrtare e Apple shkruan: “Për shembull nëse je duke përdorur Safari me një lidhje të dobët Wi-Fi, opsioni Wi-Fi Assist aktivizon shkarkimin automatik të faqeve”, shkruan rrjeti LadBible.
Por megjithëse opsioni është i dobishëm, kjo ndikon shumë në jetëgjatësinë e baterisë tuaj.
Por ka gjithashtu dhe lajme të mira pasi ju mund të fikni Wi-Fi Assist dhe të zgjasni jetën e baterisë tuaj.
Përveç kësaj Wi-Fi Assist mund të kopjojë dhe të dhënat tuaja personale kur ju mendoni se jeni të sigurtë në një rrjet Wi-Fi, çka gjithashtu shpenzon baterinë pa e kuptuar.
Për këtë ekspertët sugjerojnë të shkonin në parametrat kryesore ‘Settings’ në iPhone, dhe nga aty kaloni në ‘Mobile Data’. Duhet të zhvendoseni poshtë faqes dhe do të gjeni opsionin ‘Wi-Fi Assist’ të cilin nëse dëshironi mund ta fikni.
Kjo mund të shkaktojë ndërprerje në lidhjet tuaja Wi-Fi por do të bëjë baterinë tuaj të zgjasë shumë më tepër.
Comments (0 posted)
Post your comment