Home | Business | Sarkozy: BE dhe kriza

Sarkozy: BE dhe kriza

image
Sarkozy ka vëne në përdorim një paketë stimuluse prej 26 miliarde eurosh, përfshirë këtu projekte për infrastrukturë, rinovime, e një sërë masash të tjera.  

Presidenti francez Nicolas Sarkozy në intervistën për mediat franceze, tha se vetëm një qëndrim i përbashkët Europian mund të ndihmojë në luftën ndaj krizës financiare si edhe paraqiti kritikat e tij ndaj politikave ekonomike të Britanisë së Madhe.
Intervista e tij vjen pas protestave të shumta të organizuara nga pothuaj 2.5 milion qytetarë franceze, ditë më parë si pasojë e problemeve të mëdha ekonomike, që Franca po perjeton.


Sarkozy është shprehur se primare për ekonominë e vendit është ruajtja e nivelit të lartë të punësimit si edhe u zotua se do të jape koncesione për taksën mbi të ardhurat  e sigurime shoqërore  pas takimit që do të zhvillohet me shefat e BE-së më 18 Shkurt.
Gjithashtu bëri  të ditur se më 2 Prill, vendet e Bashkimit Europian duhet të mblidhen në Samitin e G20, të pajisur me një qëndrim të përbashkët mbi reformimin e sistemit financiar.


Presidenti Sarkozy lëshoi edhe një serë kritikash për mënyrën si Britania e Madhe po merret me krizën ekonomike duke u shprehur se në ndryshim prej saj, Franca nuk bazohet tërësisht mbi sektorin financiar, situata në të ndryshon në krahasim me Britaninë e Madhe dhe SHBA-ës.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00