Home | Business | BE-ja bie dakord për një fond emergjence

BE-ja bie dakord për një fond emergjence

image
Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel shpresojnë që mekanizmat e stabilitetit do t'i qetësojnë shqetësimin e tregjeve financiare lidhur me pamundësinë në Evropë për të paguar borxhet.

 

 


 
 
Ministrat e financave të BE-së kanë miratuar një mekanizëm mbështetjeje në rast emergjence.

Ky fond emergjence me vlerë më shumë se 600 miliard dollarë ka si qëllim të parandalojë përhapjen e krizës greke në vendet e eurozonës.

Marrëveshja u njoftua nga ministrja spanjolle e Financave, Elena Salgado, pasi një takimi në Bruksel që zgjati 11 orë.

Ajo tha gjithashtu se FMN-ja do të kontribuojë me 300 miliard dollarë të tjera.

Komisioneri i Evropës për Çështjet Monetare, Olli Rehn, tha se kjo paketë tregonte se Evropa do të bënte gjithçka që kërkohej për të mbrojtur euron.

Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar se pa masa shtesë, tregjet financiare do të vazhdojnë të kenë më pak besim në vendet me defiçit të lartë buxhetor.

Shërbimi civil i BE-së, Komisioni Evropian punoi gjatë fundjavës për të kaluar me nxitim këto plane.

Zyrtarët britanikë thonë se mekanizmat e stabilizimit janë të vjetra, - si ato që u përdorën për të ndihmuar, Hungarinë, Letoninë dhe Rumaninë, - dhe të reja, që janë një grup potencialisht i madh garancish për kredi.

Garancitë për kredi janë një çështje shumë e vështirë për t'u përtypur për Britaninë, por pa këto paketa është shumë e dobët.

Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel shpresojnë që mekanizmat e stabilitetit do t'i qetësojnë shqetësimin e tregjeve financiare lidhur me pamundësinë në Evropë për të paguar borxhet.

Kjo ka qënë edhe shpresa pas çdo marrëveshjej të dështuar në krizën e defiçitit që shpërtheu javën e kaluar./bbc/

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0