Home | Business | Samiti i G20 në Washington

Samiti i G20 në Washington

image © Photo: G20 Seoul Summit
Vendet e industrializuara dhe në zhvillim, të bashkuara në grupin G20, synojnë të ndërmarrin masa serioze për reduktimin e disbalancave globale mes fuqive ekonomike.

 

 

 

 

 


Superfuqitë ekonomike botërore kanë rënë dakord të vendosin në lupë politikat ekonomike të shtatë vendeve më të zhvilluara, në një përpjekje për të shmangur një krizë të re globale financiare. Marrëveshja u arrit në takimin e ministrave të Financave të G-20 mbajtur në Uashington. Në bazë të marrëveshjes Fondi Monetar Ndërkombëtar do të monitorojë nivelet e borxheve kombëtare, deficitet buxhetore dhe balancat tregtare për të përcaktuar nëse politikat ekonomike e rrezikojnë apo jo ekonominë globale. Ministrja franceze e Financave Kristion Lagard, e cila drejtoi takimin, u shpreh se marrëveshja shënonte një progres të madh në rrugën për një rritje më të ekuilibruar ekonomike.

 Në listën e shtatë vendeve që do të vihen nën monitorim e rreptë janë SHBA, Kina, Gjermania, Japonia, Franca, Britania dhe India. Këto shtete kanë edhe impaktin më të madh në ekonominë globale. Por në fakt të gjithë anëtarët e G-20 do të jenë nën monitorim dhe nëse gjykohet se ekzistojnë rrisqe me politikat e tyre ekonomike, atëherë ato do të kalojnë nën vëzhgim edhe më të rreptë.


Vendet e industrializuara dhe në zhvillim, të bashkuara në grupin G20, synojnë të ndërmarrin masa serioze për reduktimin e disbalancave globale mes fuqive ekonomike. Këto disbalanca konsiderohen si një nga shkaqet e krizës ekonomike dhe financiare mbarëbotërore. Nën kryesinë e ministres franceze të Financave Christine Lagarde, vendet e G20 ranë dakord për një procedurë, mbi bazën e së cilës vendet të veçanta do të merren në shqyrtim dhe do t'u jepen rekomandime. Kjo u bë e ditur nga ministrja franceze në takimin e zhvilluar ditën e premte në Uashington, pas një takimi të ministrave të financave dhe shefave të bankave qendrore të fuqive më të rëndësishme ekonomike.

Por në fakt u la e hapur se cilat vende do të merren në shqyrtim si dhe pritet që edhe Gjermania të vihet në bankën e provës për shkak të tepricave të saj tregtare të larta. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble tha në kuadër të takimit se nuk do të habitej nëse Gjermania do të bënte pjesë në mesin e shtatë vendeve që do të merren në shqyrtim. “Por nëse është kështu Gjermania ka argumente të mirë mbrojtës”, tha ministri. Tepricat në bilancin tregtar të Gjermanisë i dedikohen aftësisë së saj konkurruese dhe nuk janë pasojë e zhvlerësimit të euros. Veç kësaj, nëse merret në konsideratë e gjithë eurozona, atëherë mund të thuhet se Gjermania me tepricat e saj ka kontribuar në një bilanc tregtar të baraspeshuar në bashkimin monetar.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00