Latest News
Nobeli në Ekonomi 2011
Me çmimin Nobel për ekonominë këtë vit nderohen dy shkencëtarët amerikanë Christopher Sims dhe Thomas Sargent. Kjo u bë e ditur nga Akademia Mbretërore e Suedisë në Stokholm.
Me çmimin Nobel për ekonominë këtë vit nderohen dy shkencëtarët amerikanë Christopher Sims dhe Thomas Sargent. Kjo u bë e ditur nga Akademia Mbretërore e Suedisë në Stokholm. Të dy shkencëtarët u nderuan për kërkimet e tyre studimore empirike rreth “Shkaqeve dhe pasojave në makroekonomi”. Ata kanë zhvilluar metoda kërkimore, të cilat shpjegojnë lidhjet mes politikës ekonomike dhe të dhënave bazë makroekonomike si inflacioni, punësimi dhe produkti i brendshëm bruto i një vendi. Çmimi shoqërohet me rreth 1,1 milionë euro.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment