Home | Business | * * *

* * *

image
Dje, monedha europiane arriti nën nivelin e 1,30 dollarëve dhe 0,84 paundëve në tregjet botërore. Këto shifra nuk ishin shënuar që në Janar. Bursa e Londrës dhe ajo e Frankfurtit u mbyllën me një rënie prej 1 për qind, ndërsa bursa franceze CAC-40 humbi 1,76 për qind.



 
 
 
 
 
 
 
 
 
Ndërsa diskutimet për veton britanike dhe të ardhmen e eurozonës janë çdo ditë në vëmendjen e liderëve europianë, kancelarja Merkel, duke u përpjekur të ulë tensionet, ka thënë se Britania mbetet një aktor mjaft i rëndësishëm i Bashkimit Europian. Ndërkohë, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, e ka përshkruar sjelljen e David Kameron në samit si atë të një fëmije kokëfortë. Por Merkel siguroi se Britania ka vendin e saj të rëndësishëm në BE, me gjithë veton dramatike të Kameronit. Spekulimet për dobësinë e eurozonës vazhdojnë në të gjitha tregjet, por edhe mediat. Në një artikull dedikuar Greqisë dhe krizës së borxhit, prestigjiozja amerikane “New York Times” ka shkruar se vendi do të dalë shumë shpejt nga eurozona dhe jo vetëm kaq, por “në një të shtunë të zezë Kryeministri grek do të njoftojë se Greqia del nga eurozona dhe i rikthehet monedhës dhrahmi. Kjo do të pasohet me një seri ngjarjesh të pakëndshme në këtë vend, siç është marrja e pushtetit nga ushtria, pas një grushti shteti”, ka shkruar mes të tjerash gazeta.
 
Por nga Greqia Kryeministri teknokrat Papademos ka bërë një bilanc pozitiv të 30 ditëve të para të qeverisjes. Në faqen e tij personale të internetit, Papademos ka theksuar se janë realizuar në këto ditë dy synime kryesore të qeverisë: lëvrimi i këstit të gjashtë të ndihmës dhe aprovimi me shumicë votash në Parlament i buxhetit të vitit 2012. Pritet që në projektet e reja të qeverisë të përfshihen masa të reja me një vlerë prej 29 miliardë eurosh për tri vitet e ardhshme, të cilat mes të tjerash do të prekin edhe shkurtimin e rrogave shtetërore dhe pensioneve të larta me 20 për qind. Një prej dështimeve më të mëdha të qeverive të deritanishme greke është lufta kundër evazionit fiskal. E përditshmja “Ta Nea”, bazuar në raportet e OSBE-së, shkruan se Greqia renditet ndër vendet e para për mospagim taksash. Nga evazioni fiskal, shteti helen shënon humbje prej 13 miliardë eurosh në vit.
 
Nga të gjitha taksat e mbledhura në Greqi, 40 për qind shkojnë në masat për uljen e taksave, 40 për qind për pagesat e revizorëve ekonomikë dhe vetëm 20 për qind përfundojnë në arkën e shtetit, duke paraqitur një mekanizëm të dështuar taksash.
Euro ka shënuar dje nivelin e saj më të ulët në 11 muajt e fundit, pas thellimit të frikës për të ardhmen e ekonomive të eurozonës. Dje, monedha europiane arriti nën nivelin e 1,30 dollarëve dhe 0,84 paundëve në tregjet botërore. Këto shifra nuk ishin shënuar që në janar. Bursa e Londrës dhe ajo e Frankfurtit u mbyllën me një rënie prej 1 për qind, ndërsa bursa franceze CAC-40 humbi 1,76 për qind.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0