Home | Business | Banka Europiane mund ta lehtësojë krizën

Banka Europiane mund ta lehtësojë krizën

image
Carl B. Weinberg, kryeekonomisti i firmës këshilluese ‘High Frequency Economics’ thotë se është i shokuar nga masa e operacionit monetar, duke hipotetizuar se Banka Qendrore Europiane ka “paralajmëruar kolapsin katastrofik në Europë”.

 
 
 
 
 

 
 

Injektimi i parave të reja në një ekonomi është shpeshherë një përbërës bazë i mundësisë për inflacion, mbi të gjitha nëse shoqërohet me kredi të lehta për bizneset dhe konsumatorët, e cila më pas do të kishte si rezultat një tendencë shpenzimi. Por treguesit e paraqesin këtë si një situatë shumë pak të mundshme, të paktën në fillim, për shkak se Europa nuk ofron siguri.

Edhe pse dikur e kritikoi gjatë forcën vepruese financiare të SHBA-së për të lehtësuar krizën financiare në 2008, të mërkurën, Banka Europiane futi në qarkullim afërsisht 640 miliardë dollarë në sistemin bankar të kontinentit të vjetër. Ky veprim rriti shpresat se kjo sasi parash mund të lehtësojë shtrëngimin e borxhit në këtë rajon.

Megjithëse është ende shpejt për të vlerësuar përfitimet afatgjata, kjo lëvizje nga Banka Qendrore Europiane mund të jetë pika e kthesës në krizën e borxhit që ka përfshirë kontinentin, krizë degraduese e cila që prej dy vjetësh ka tronditur tregjet financiare anembanë botës dhe tashmë kërcënon rritjen ekonomike botërore.

Zyrtarët amerikanë dhe ekonomistë ndërkombëtarë kanë kohë që i kanë kërkuar Bankës Europiane ndërmarrjen e një mase të tillë ekstreme, por liderët politikë europianë kanë dështuar në krijimin e një plani afatshkurtër për të adresuar problemet e borxheve dhe financat e brishta.

Carl B. Weinberg, kryeekonomisti i firmës këshilluese ‘High Frequency Economics’ thotë se është i shokuar nga masa e operacionit monetar, duke hipotetizuar se Banka Qendrore Europiane ka “paralajmëruar kolapsin katastrofik në Europë”.

Në të vërtetë, disa analistë mendojnë se programi i ri i Bankës Qendrore është një “derë dytësore” e politikës lehtësuese që u ndoq nga Rezerva Federale pas kolapsit të “Lehman Brothers” në 2009, e cila, në atë kohë, u vlerësua pikërisht si lajmëtare e një katastrofe të gjerë ekonomike.

Borxhet trevjeçare që banka dha të mërkurën u lëshuan me një interes prej vetëm 1%, duke u dhënë mundësi institucioneve financiare të rajonit financim shumë më të lirë nga sa mund të ofrojë tregu. Infuzioni i së mërkurës mund të shërbejë gjithashtu për të lehtësuar presionin ndaj qeverive borxhmarrëse në periferi të kontinentit, si Italia dhe Spanja. Në këto vende ka një ngurrim nxitës të investitorëve, të cilët refuzojnë të financojnë vende të tilla të paqëndrueshme.

Mario Draghi, presidenti i ri i Bankës Qendrore, nuk ka pranuar të mbrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë qeveritë “borxhlinj”, duke blerë obligacionet e nevojshme në mënyrë të palimituar, sikurse u hodh ideja. Por volumi monetar i hedhur në qarkullim të mërkurën bën të kuptohet se Draghi, në mënyrë indirekte po ndihmon këto qeveri, vetëkuptohet, nëpërmjet sistemit të tyre bankar.

“Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në 2008”, thotë Weinberg. Duke blerë borxhet e këqija dhe asetet shoqëruese të tyre dhe duke u dhënë borxh bankave, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara mundën të ‘blinin’ kohë për bankat amerikane, duke u dhënë mundësi të arrinin një balancë financiare dhe të forcoheshin njëkohësisht.

Por në rastin aktual, zyrtarët evropianë duhet të përballen me një situatë më të komplikuar. Jo vetëm bankat kanë nevojë për hua, por edhe shumë qeveri evropiane kanë nevojë për borxhe të mëdha, të cilat mendohet që në 2012-n të jenë rreth 1.1 biliardë euro.

Pavarësisht rreziqeve, liderët politikë gjermanë e kanë kundërshtuar një ndihmë të plotë, edhe për sistemin bankar, por mbi të gjitha, për qeveritë që përballen me krizën e borxhit, si në Itali dhe Spanjë. Shpenzimet e tyre të tepruara i kanë lodhur votuesit në Gjermani, ekonominë kryesore në Evropë dhe financuesen kryesore në çfarëdo projektzgjidhjeje.

Në qoftë se funksionon, vlera më e madhe e programit të ri të Bankës Qendrore do të jetë ndihma e bankave të brishta dhe ulja e presionit ndaj qeverive, pa një ndërhyrje të drejtpërdrejtë.

“Në shumë pikëpamje është një sukses”, thotë Nicolas Veron, një anëtar i një organizate studimore në Bruksel”. Por njëkohësisht, kjo do e nxjerrë Bankën Qendrore Europiane përpara risqeve të mëdha, për shkak se nuk janë të sigurt kualiteti i bankave dhe garancia që ato mund të japin.

Deri në lajmërimin e dhënë ditën e mërkurë, nuk dihej sa banka do të aplikonin për hua të reja dhe sa do të kërkonin.

Në fund, 523 banka u bënë pjesë e programit të ri, duke marrë borxh 489.2 miliardë euro, shumë më tepër se shuma që vlerësonin ekspertët e tregut, e cila parashikohej rreth 300 miliardë euro. Megjithëse një pjesë e mirë e këtyre parave do të përfshihet në zëvendësimin e huave ekzistuese, ekonomistët vlerësojnë se vendimi i së mërkurës do të injektojë 190 deri në 270 miliardë euro para të reja në sistemin financiar evropian.

Numri i madh i bankave që kanë marrë pjesë është një tregues i rëndësishëm. Për shkak se Banka Qendrore nuk tregon identitetin e bankave që marrin hua, nuk dihet saktësisht cilat banka kanë marrë pjesë. Por, sipas ‘Reutersit’, bankat italiane, ku përfshihen dhe ‘UniCredit’ dhe ‘IS’ kanë marrë hua një sasi të konsiderueshme, prej një totali prej 116 bilionë euro.

“Kjo është pa dyshim diçka e mirë për bankat”, - thotë Gilles Moec, kryetar i një grupi studiuesish ekonomik të ‘Deutsche Bank’. ”Bëhet fjalë për diçka të madhe”.

Ai thotë se një test i rëndësishëm do jetë nëse qasja e re do të mund të adresojë sfidat më të mëdha të lehtësimit të kushteve huadhënëse për qeveritë. Italia ka në shkurt 46 miliardë euro për të paguar. Pikërisht në atë muaj, Banka Qendrore Europiane planifikon t’u ofrojë bankave një fazë tjetër borxhesh trevjeçare.

Injektimi i parave të reja në një ekonomi është shpeshherë një përbërës bazë i mundësisë për inflacion, mbi të gjitha nëse shoqërohet me kredi të lehta për bizneset dhe konsumatorët, e cila më pas do të kishte si rezultat një tendencë shpenzimi. Por treguesit e paraqesin këtë si një situatë shumë pak të mundshme, të paktën në fillim, për shkak se Evropa nuk ofron siguri. Një ekonomi e dobët nuk inkurajon marrjet hua të sektorit privat.

Moec thotë se rreziku i një inflacioni të lartë është minimal, sepse “kjo do të thotë që bankat kanë mundësi të japin kredi të mëdha për sektorin privat dhe do të dojë me siguri, mjaft kohë para se kjo të jetë e mundur”. “New York Times”

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00