Latest News
Në shpëtim të Eurozonës
Liderët e BE-së të mbledhur sot në Bruksel kanë arritur një marrëveshje lidhur me Fondin e Përhershëm për Shpëtimin e Shteteve, i cili do të jetë operativ që në Korrik të këtij viti.
Liderët e BE-së të mbledhur sot në Bruksel kanë arritur një marrëveshje lidhur me Fondin e Përhershëm për Shpëtimin e Shteteve, i cili do të jetë operativ që në Korrik të këtij viti. Traktati i ri që do të rregullojë funksionimin e këtij fondi do të nënshkruhet me vonë. Ky mekanizëm do të mund të financoje shtetet europiane në krizë deri në 500 miliard euro dhe do të zërë vendin e Fondit të Stabilitetit Financiar Europian.
Fillimisht ishte menduar që Fondi për Shpëtimin e Shteteve duhej të lindte në Janar të 2013-ës, por Gjermania nxiti partnerët e saj që të përshpejtojnë hapat për ti dhënë Bashkimit Europian një mekanizëm më efikas dhe të përhershëm mbrojtje kundër krizës së borxheve që ka goditur ekonomitë periferike të eurozonës.
Ndërsa, sa i përket marrëveshjes së bilancit, Polonia dhe Republika Ceke vazhdojnë të kundërshtojnë pasi nuk janë të kënaqura me rregullat e përcaktuara për pjesëmarrjen e vendeve që nuk janë në eurozonë.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment