Home | Business | Firmoset projekti TAP

Firmoset projekti TAP

image
Shqipëria, Greqia dhe Italia firmosën dje në Athinë marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit “Trans Adriatic Pipeline” (TAP).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shqipëria, Greqia dhe Italia firmosën dje në Athinë marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit “Trans Adriatic Pipeline” (TAP). Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ministri i Jashtëm i Greqisë Dimitris Avramopoulos dhe ministri për Zhvillim Ekonomik i Italisë Corrado Passera. Ministri Haxhinasto theksoi se me këtë marrëveshje, Shqipëria ka mundësi furnizimi me gaz të lirë në një projekt me vlerë mbi 2 miliardë dollarë amerikanë (USD) investime vetëm në territorin e saj si dhe shtoi se gjatë ndërtimit dhe funksionimit të tij do të punësohen mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë. Haxhinasto e vlerësoi TAP-n si një projekt madhor për secilin nga vendet, rajonin dhe Europën. “Me këtë projekt, Shqipëria bëhet një kontributor direkt për sigurinë energjetike në Europë”, tha ministri Haxhinasto gjatë firmosjes në Athinë. Ai e konsideroi TAP-in si një urë që i bashkon vendet rreth një qëllimi të përbashkët për bashkëpunimin, integrimin, sigurinë dhe prosperitetin. Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë, vlerësoi se firmosja e marrëveshjes në Athinë të projektit TAP është me rëndësi të jashtëzakonshme.

Në nisje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berisha u shpreh se nga vënia në jetë e këtij projekti, qytetarët shqiptarë do të përfitojnë çmime shumë më të ulëta në furnizimin me energji për ngrohje dhe për gatim. Ai vlerësoi se potenciali energjetik i vendit shumëfishohet dhe rëndësia nevralgjike e tij e bën Shqipërinë epiqendër e shpërndarjes së gazit në drejtim të Ballkanit të Veriut. “Potenciali energjitik i vendit shumëfishohet, rëndësia nevralgjike e tij e bën Shqipërinë të jetë një epiqendër e shpërndarjes së gazit në drejtim të Ballkanit të Veriut. Depot natyrore të gazit në vend janë një avantazh shumë i madh për Gazsjellësin, por një avantazh shumë i madh edhe për Shqipërinë. Marrëveshja përbën dokumentin më kryesor që duhej, me ndikim të fuqishëm në vendimmarrjen e konsorciumit të fushës Shah Deniz”, u shpreh Berisha.

  

Gazsjellësi TAP ka rëndësi strategjike për Shqipërinë për përdorim të brendshëm duke mundësuar rritjen dhe diversifikimin e burimeve energjetike, si dhe e shndërron vendin në epiqendër të shpërndarjes së gazit në rajon dhe më gjerë. Më herët në shtator të 2012, qeveritë e tre vendeve konfirmuan mbështetjen politike për projektin TAP duke nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi mes tyre. Aksionerët e TAP-it janë: kompania zvicerane AXPO, norvegjezja Statoil dhe gjermania E.ON Ruhrgas. Gazsjellësi TAP do të sjellë gaz natyror nga fushat gazmbajtëse të Shah Deniz II të Azerbajxhanit në drejtim të Europës. Rreth 800 kilometra tubacion do të transportojnë gaz nga fushat e Shah Deniz në Azerbajxhan dhe duke kaluar përmes Greqisë (pika nisëse në Komotini), në Shqipëri dhe më pas përgjatë detit Adriatik për në jug të Italisë. Nënshkrimi i marrëveshjes së vendeve pritëse parashikon finalizimin e detajeve mes tri shteteve nga do të kalojë ky gazsjellës.

Trans Adriatic Pipeline (TAP) synon të rrisë sigurinë e furnizimit me gaz në tregjet evropiane përmes hapjes së të ashtuquajtur Korridori Jugor. Kapaciteti transportues i TAP do të jetë 10- 20 bcm në vit. Rreth 800 kilometrat e tubacionit kalojnë në tri shtete përkatësisht: në Greqi 478 km; Shqipëri 209 km; nën detin Adriatik 105 km dhe Itali 5 km. Në qershor qeveria e Azerbajxhanit pritet të zgjedhë projektin fitues, mes TAP dhe rivalit Nabuço.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0