YouTube, me shërbimin e ri MixBit
Chad Hurley, një prej bashkëthemeluesve të YouTube, ka paralajmëruar video shërbimin e ri të quajtur MixBit.
Chad Hurley, një prej bashkëthemeluesve të YouTube, ka paralajmëruar video shërbimin e ri të quajtur MixBit. Paralajmërimi i kësaj platforme vjen në momentin e duhur, si reagim ndaj shakasë së 1 prillit për shuarjen e YouTube. Hurley e ka paraqitur lajmin për MixBit në profilin e tij të Twitter, me tekstin përcjellës: “Pasi YouTube nuk do të ekzistojë më, do të lançojmë një sajt të ri”. Natyrisht, YouTube nuk ndërpret punën dhe mbetet video sajti më i popullarizuar, ndërsa MixBit do të duhet të sjellë një lloj të ri të interaksionit mes shfrytëzuesve. Tani për tani nuk dihet se si do të funksionojë MixBit, por Hurley ka theksuar që video platforma e re nuk do të jetë konkurrencë e YouTube.
Comments (0 posted)
Post your comment