Home | Business | KE miraton marrëveshjen për TAP

KE miraton marrëveshjen për TAP

image
Vendimi nënkupton se TAP mund të ofrojë eksportin e gazit nga Azerbajxhani për në Europë për një periudhë 25 - vjeçare.

 

 

 

 

 

Pas miratimit nga autoritet rregullatore përkatëse në Shqipëri, Greqi dhe në Itali, Komisioni Europian ka miratuar zyrtarisht aplikimin e gazsjellësit TAP, për përjashtim nga rregullat për hyrjen e palëve të treta dhe kushteve të tjera të paketës së tretë.

Përjashtimi është akorduar së bashku me kushtet detyruese shtesë. Këto kushte lejojnë ushtrimin e të drejtës së hyrjes pa diskriminim të palëve të treta për të paktën 50% të kapacitetit maksimal prej 20 BCM2/vit, me tarifa që reflektojnë kostot dhe sigurojnë pavarësinë e TAP AG si operator i sistemit të transmetimit.

Vendimi nënkupton se TAP mund të ofrojë eksportin e gazit nga Azerbajxhani për në Europë për një periudhë 25 - vjeçare.

“Ne i jemi mirënjohës Komisionit Europian për trajtimin e shpejtë të kësaj çështje”- tha Menaxheri i Përgjithshëm, Kjetil Tungland. Sipas tij, nënshkrimi i këtij vendimi do të thotë se tashmë kemi çdo marrëveshje të mbyllur përpara vendimit të konsorcimuit Shah Deniz muajin e ardhshëm.

Ai tha se Gazsjellësi Trans Adriatik është zgjedhja më e mirë për të transportuar gazin kaspik në Europë. Ndërkaq një tjetër drejtues i projektit TAP tha se, me njoftimin e sotëm ne jemi në “pole position” për të fituar të drejtën për të transportuar gazin kaspik për në Europë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0