Home | Business | Bankat shtrëngojnë kushtet e kreditimit

Bankat shtrëngojnë kushtet e kreditimit

image
Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, aktiviteti kreditues për 3 mujorin e dytë të këtij viti ka rezultuar negativ për bizneset, çka i ka detyruar këta të fundit të kërkojnë burime alternative financimi.

 

 

 

 

 

 

 

Bankat e nivelit të dytë vazhdojnë shtrëngimin e kushteve të kredisë për bizneset, ndërkohë që e kundërta duket se po ndodh me individët. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, aktiviteti kreditues për 3 mujorin e dytë të këtij viti ka rezultuar negativ për bizneset, çka i ka detyruar këta të fundit të kërkojnë burime alternative financimi. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë dhënë individëve, Banka e Shqipërisë vëren se standardet u lehtësuan si për blerje banese ashtu dhe për kredinë konsumatore. Ndërsa standardet e kredisë për bizneset u shtrënguan për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por mbetën të pandryshuara për ndërmarrjet e mëdha. Bankat shprehen për shtrëngim të standardeve për kredi me qëllim financimin e kapitalit qarkullues, si dhe për qëllime investimi. Faktorët me kontributin kryesor në shtrëngimin e standardeve të kredisë për bizneset ishin: problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja, gjendja e huave me probleme në sistemin bankar dhe situata makroekonomike në vend. Nga ana tjetër, vendimet e Bankës së Shqipërisë dhe gjendja e likuiditetit kanë ndikuar në lehtësimin e standardeve të kredidhënies për bizneset. Konkurrenca në sistemin bankar, niveli aktual ose i pritshëm i likuiditetit të bankës, mjaftueshmëria e kapitalit si dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë, përfaqësojnë faktorë me ndikim në kahun lehtësues të standardeve të kredisë për individë. Huatë me probleme, gjendja financiare e individëve dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme kanë vijuar të kontribuojnë në kahun shtrëngues të standardeve të kredidhënies për individët. Kërkesa për kredi Kërkesa për kredi është vlerësuar në rënie për bizneset dhe në rritje për individët. Për bizneset, rënia e kërkesës u vu re në ndërmarrjet e mëdha dhe për kredinë për qëllime investimi. Për individët, për herë të parë që nga tremujori i dytë i vitit 2011, kërkesa ka qenë në rritje, si për kreditë me qëllim blerje banese ashtu dhe për kredinë me qëllim financimin e konsumit.

Faktorët kryesorë që kanë ndikuar negativisht në kërkesën për kredi të bizneseve, gjatë tremujorit të parë të vitit 2013, janë situata aktuale dhe e pritshme makroekonomike në vend dhe përdorimi i burimeve alternative të financimit. Ekspertët e kredisë presin rënie të lehtë të kërkesës për kredi gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013. Sipas madhësisë së biznesit, kërkesa për kredi pritet të jetë më e ulët si nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ashtu dhe nga korporatat. Politika shtrënguese e bankave gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013 është realizuar kryesisht nëpërmjet zgjerimit të marzhit për kreditë me rrezik, rritjes së kërkesës për kolateral në raport me madhësinë e huasë, rritjes së komisioneve si dhe uljes së maturitetit maksimal të kredisë. Nga ana tjetër, ngushtimi i marzhit mesatar dhe rritja e madhësisë së kredisë në këtë tremujor kanë ndihmuar disi në zbutjen e standardeve të kredidhënies. Bllokimi i rafinerive, vijon protesta e punonjësve të ARMO Mijëra punëtorë të rafinerive të përpunimit të naftës në Fier dhe Ballsh i rikthehen protestës pas ndalimit të paligjshëm të punës nga struktura të caktuara shtetërore. “Të zhbllokohen llogaritë bankare të kompanisë ARMO, si dhe të rifillojë puna në uzinë”. Janë këto kërkesat e punëtorëve të cilët pohojnë se nuk do të ndalen, pasi shteti në mënyrë abuzive po i lë pa punë dhe pa të ardhura. Punëtorët e kompanisë ARMO deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në plotësimin e këtyre kërkesave.

Madje shumë prej tyre janë gati për të ndërmarrë edhe hapa ekstreme, si fillimi i grevës së urisë. Ata sqarojnë se gjithçka bëhet për arsye ekonomike. Punëtorët e kompanisë ARMO janë mbledhur që prej mëngjesit të djeshëm në ambientet e rafinerisë dhe shprehen se nuk do të largohen pa përzënë nga dyert e rafinerisë taksidarët e dërguar me mision shkatërrimin e të ardhmes së tyre. Protestës së punëtorëve të kompanisë ARMO kundër abuzivizmit dhe veprimeve arbitrare të shtetit i janë bashkuar edhe shumë qytetarë të Fierit. “Kurum” mban pezull statistikat e financave Rimbursimi i prapambetur prej 3 miliardë lekësh i kompanisë turke “Kurum” po mban peng nxjerrjen e statistikave fiskale të 6-mujorit të parë të vitit. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se, mungesa ligjore për përfshirjen e fondit prej 3 miliard lekëve, TVSH e rimbursuar tashmë kompanisë “Kurum”, ka bërë që të vonohet hartimi i treguesve fiskalë për gjysmën e parë të vitit. Sipas burimeve, ky fond tashmë nuk mund të përfshihet tek zëri i shpenzimeve, pasi nuk ka bazë ligjore, ndërkohë që dhe tek zëri i të ardhurave nuk mund të përfshihen, pasi nuk ishin parashikuar dhe do të thellonte më tej deficitin buxhetor.

Referuar të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga administrata fiskale llogariten të jenë rreth 5,5 miliardë lekë më pak se planifikimi në fillim të vitit. Kështu, të ardhurat tatimore rezultojnë 3,1 miliardë lekë më pak se plani, ndërsa të ardhurat nga doganat janë 2,4 miliard lekë më pak. Sipas këtyre të dhënave, të ardhurat llogariten të jenë 21,2 miliardë lekë, ndërkohë që në fillim të vitit ishin planifikuar në vlerën 30,3 miliardë lekë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0