Home | Business | Twitter gati me ofertën e aksioneve

Twitter gati me ofertën e aksioneve

image
Twitter lejon përdoruesit të publikojnë mesazhe deri në 140 karaktere. Shërbimi i mesazheve të shkurtra ka plotësuar tashmë dokumentet për ofertën e parë publike të aksioneve. 

 

 

 

 

 

 

Twitter lejon përdoruesit të publikojnë mesazhe deri në 140 karaktere. Shërbimi i mesazheve të shkurtra ka plotësuar tashmë dokumentet për ofertën e parë publike të aksioneve. Ai është bërë një mjet i domosdoshëm për qeveritë, korporatat dhe njerëzit e famshëm, që duan të komunikojnë me audiencën e tyre si dhe për individët që duan edhe informacion, edhe argëtim. Twitter ka mbi 200 milionë përdorues të rregullt që postojnë mbi 400 milionë mesazhe në ditë. 

 

Facebook 

Facebook ka njoftuar se në ditët në vazhdim përdoruesit do të përballen me reklama me përmasa 3.5 herë më të mëdha, një zmadhim i konsiderueshëm që do të vihet re menjëherë. Rrjetet sociale ofrohen si shërbim pa pagesë për përdoruesit pasi gjenerojnë të ardhura nga reklamat e publikuara në to, prandaj kompanitë përpiqen vazhdimisht të përmirësojnë formatet e publikimit të reklamave për të tërhequr sa më shumë reklamues. Tani klikimi mbi reklamë do të drejtojë përdoruesit direkt tek faqja e biznesit përkatës ndërkohë që më parë i duhej të klikonte mbi një link në krah të reklamës për të arritur në atë destinacion. Ky ndryshim do të mirëpritet nga reklamuesit, por mund të shkaktojë mërzitje tek përdoruesit. Pavarësisht se përdoruesit mund të bezdisen nga ky ndryshim, nuk pritet që kjo gjë të ndikojë në sjelljen e tyre online. Ata do të vazhdojnë të përdorin Facebookun me të njëjtin ritëm.

 

Risi pas procesorit 64-bit të iPhone 5S

Pas publikimit të iPhone 5S dhe pas deklarimit të risive të tij, CEO i Samsung mobile është shprehur se smartfonët e ardhshëm të kësaj kompanie do të pajisen me të tillë procesorë. Nuk bëhet fjalë për një të ardhme të afërt, megjithatë është një ndër funksionalitetet që do të bëhet patjetër pjesë e smartfonëve Samsung. Procesorët 64-bit, zakonisht përdoren tek kompjuterët desktop ose tek serverat që kanë nevojë për një fuqi shumë të madhe për përpunimin e të dhënave. Pajisjet mobile nuk përpunojnë sasi të tillë të dhënash, ndaj deri tani nuk është parë e arsyeshme pajisja me procesorë më të fuqishëm se 32-bit. Analistët besojnë se ka shumë mundësi që Apple të ketë në plan krijimin e një sistemi operativ të përbashkët si për kompjuterët Mac, si edhe për pajisjet mobile.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0