Home | Business | Konfindustria: Kujdes me politikat fiskale!

Konfindustria: Kujdes me politikat fiskale!

image
Konfindustria këshillon qeverinë e re, që taksa progresive më e lartë se 10% në kushtet e sotme ka kuptim të zbatohet për operatorët tregtarë, që punojnë në kushtet e privilegjuara me licenca shtetërore...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në një deklaratë për mediat, Konfindustria, duke mbështetur parimisht qëllimet e shpallura të programit ekonomik të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, njëkohësisht shpreh qëndrimin e saj se mënyrat, mjetet dhe koha e permbushjes se qellimeve te sipërpërmendura kanë nevojë sa më shpejt për sqarime të plota dhe profesionale nga përfaqësuesit e ekzekutivit. "Në këtë kuptim zbatimi në rritje nga niveli i sotëm prej 10% i taksës progresive të parashikuar në programin e qeverisë së re për kompanitë e përcaktuara si të “mëdha” do të ulte interesin e biznesit të huaj, por edhe vendas për të investuar në Shqipëri.

Kjo sepse të gjitha vendet konkurente tona në rajon si Serbia, Maqedonia, Bullgaria, etj. zbatojnë politika fiskale të taksës së sheshte prej 10% ose dhe më të ulët". Konfindustria këshillon qeverinë e re, që taksa progresive më e lartë se 10% në kushtet e sotme ka kuptim të zbatohet për operatorët tregtarë, që punojnë në kushtet e privilegjuara me licenca shtetërore, që  sigurojnë tregje të mbyllura monopol ose oligopol dhe si te tilla njëkohësisht u japin mundësi për norma fitimi me te madhe sesa mesatarja ne shkalle vendi.

Sipas Konfindustrisë, në të gjithë rastet e tregjeve të lira dhe konkurenciale zbatimi i taksës progresive në rritje nga kufiri i sotëm prej 10% për bizneset do të kishte pasoja në zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0