FMN sot në Tiranë
FMN do të diskutojë me qeverinë shqiptare për situatën aktuale të financave publike dhe treguesve makroekonomikë, ku kryesorët janë deficiti buxhetor dhe borxhi publik.
Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërrijnë sot në Tiranë me një mision të radhës dhe pritet të qëndrojnë deri javën e ardhshme. Parashikohen që në axhendën e tyre të jenë të përfshira takime me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, përfaqësuesit e opozitës dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Në përfundim të qëndrimit të tyre në Shqipëri, misioni i FMN-së do të zhvillojë konferencën e përbashkët për shtyp me kryefinancierin Cani dhe guvernatorin Fullani, ku do të bëjë publike konkluzionet e takimeve dhe vlerësimin mbi gjendjen aktuale të ekonomisë. FMN do të diskutojë me qeverinë shqiptare për situatën aktuale të financave publike dhe treguesve makroekonomikë, ku kryesorët janë deficiti buxhetor dhe borxhi publik.
Comments (0 posted)
Post your comment