Home | Business | * * *

* * *

image
Twitter dhe CBS kanë nënshkruar një marrëveshje që do t’i mundësojë rrjetit televiziv të vendosë video klipe nga shumë emisione në cicërimat e veta.

 

 

 

 

 

 

 

* * *

Twitter dhe CBS kanë nënshkruar një marrëveshje që do t’i mundësojë rrjetit televiziv të vendosë video klipe nga shumë emisione në cicërimat e veta. Sipas TechCrunch, marrëveshja për të shtuar CBS-in si një bashkëpunëtor madhor në programin Amplify të Twitter-it ishte lajmëruar në Javën e Reklamimit gjatë të hënës. Sipas programit Amplify, të cilin Twitter e paraqiti gjatë majit, përdoruesit do të shohin video klipe nga bashkëpunëtorët e ndërmarrjes, të shoqëruar me reklama të shkurtra. Këto video me cicërima lidhen me programe televizive nga bashkëpunëtorët e Amplify, po ashtu edhe programet komerciale.

Bashkëpunëtorët e Amplify, si CBS, do të vendosin videot e tyre tek përdoruesit me cicërima të promovuara. Bashkëpunëtorët e Amplify janë Bloomberg TV, Discovery, Major League Baseball, A&E, Time Inc., Warner Music, etj. TechCrunch raportoi që CBS tha që bashkëpunimi i vet me Twitter vërtitet përgjatë 20 brendeve të ndërmarrjes dhe 42 emisioneve të CBS. Në mesin e tyre janë pronat si CBS News, dhe përmbajtja online nga CNET dhe Gamespot.

 

* * *

 

Google ka prezantuar sistemin e ri të komenteve për YouTube të frymëzuar nga Google+ me qëllim paraqitjen ndaj përdoruesve të komenteve më të vlefshme dhe më relevante për ta . Për shembull në fillim do të paraqiten komentet e personit që ka ngarkuar videon ose të personit që disponon kanalin ku është publikuar videoja. Nundu Jankiram, menaxher produkti në YouTube, është shprehur: “Momentalisht përdoruesit mund të shohin komentet e personave që kanë komentuar së fundmi që mund të jenë kushdo. Sistemi i ri do të nxjerrë në sipërfaqe bisedat më të vlefshme. Po përpiqemi të kalojmë nga komentet në biseda që kanë kuptim”. Faktorët kryesorë që do të përcaktojnë se cilat komente duhet të shfaqen do të jenë: aktivizimi i komunitetit ndaj komentuesit, votat pozitive për një koment të caktuar dhe reputacioni i komentuesit. Në qoftë se një koment raportohet si mashtrim (Spam) ose abuzim (Abuse) atëherë nuk do të jetë i dukshëm për përdoruesit.

Duke qenë se është frymëzuar nga Google+ do të jetë e mundur që personat që komentojnë në këtë rrjet social për një link të YouTube, atëherë komentet e tyre do të shfaqen automatikisht në YouTube dhe do të paraqiten si komente kryesore për të gjithë miqtë e tyre. Një mjet tjetër inovativ i përfshirë në këtë sistem ka të bëjë me nxitjen e bisedave duke aktivizuar komente publike ose private si p.sh vetëm për miqtë në Google+. Synimi kryesor i prezantimit të këtyre mjeteve të reja është lehtësimi i punës së personave që publikojnë video në lidhje me menaxhimin e bisedave.

 

* * *

 

Microsoft-i prezantoi gjatë kësaj jave modelin e ri të tabletit Surface, i cili do të mbajë emrin Surface 2. Versioni i ri i tabletit ka një sërë përmirësimesh, veçanërisht në aspektin fizik dhe harduerik. Ai është më i hollë, ka ekran më të pastër (1080p) dhe fuqi përpunuese më të lartë (procesor NVIDIA Tegra 4). Me pak fjalë, Surface 2 është bërë më tepër konkurrues dhe pritet që t’i bëjë konsumatorët ta marrin seriozisht në konsideratë si alternativë ndaj iPad-it të Apple.

Megjithatë, përveç këtyre modifikimeve, ka ndryshuar gjithashtu edhe çmimi, duke treguar se kompania ka besim se tableti do të jetë më i suksesshëm se paraardhësi. Në mënyrë që t’ju ndihmojmë sa më shumë nëse keni planifikuar të blini një tablet, kemi vënë ballë për ballë Surface 2 dhe mbretin e tabletëve, iPad. Se cili është më i mirë apo se cili ju përshtatet më mirë ju, mund ta zbuloni duke shfletuar specifikimet e mëposhtme.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0