Home | Business | Shfuqizohen vendimet për 5 HEC-et

Shfuqizohen vendimet për 5 HEC-et

image
Sot janë shfuqizuar vendimet e mëparshme të qeverisë për miratimin e bonuseve për 5 HEC-e dhe janë anuluar procedurat e koncesionit për tre prej tyre. Vendimet janë bërë të ditura nga Ministria e Energjisë. 

 

 

 

 

 

 

 

Sot janë shfuqizuar vendimet e mëparshme të qeverisë për miratimin e bonuseve për 5 HEC-e dhe janë anuluar procedurat e koncesionit për tre prej tyre. Vendimet janë bërë të ditura nga Ministria e Energjisë. 

 

Me propozim të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimet e mëparshme të Këshillit të Ministrave për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve:

 

1. Shfuqizim i vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.691, datë 16.08.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Selca 2 dhe Mesmal”.

 

2. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.754, datë 05.09.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gjergjovinë”.

 

3. Shfuqizim i vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.606, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Viliq”.

 

4. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.607, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kolosjan”.

 

5. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.608, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kalivar”.

 

Ndërkaq, bazuar në “Kodin e Procedurave Administrative”, ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, ashtu sikurse edhe shkresave të Agjencisë së Prokurimit Publik në të cilat janë evidentuar një tërësi shkeljesh materiale dhe procedurale nga ana e Autoritetit Kontraktor gjatë realizimit të procedurave, ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka urdhëruar:

 

1. Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i hidrocentralit Viliq”, e hapur me urdhrin Nr.655, datë 02.08.2013.

 

2. Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kolosjan”, e hapur me urdhrin Nr.655, datë 02.08.2013.

 

3. Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kalivar”, e hapur me urdhrin Nr.655, datë 02.08.2013.

 

Anulimet e procedurave të këtyre koncesioneve janë kryer, për shkak të aplikimit të gabuar të bazës ligjore, mosrespektimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave dhe mos respektimin e afatit të ankimimit të operatorëve të pakënaqur.

 

Për tre rastet e mësipërme, ministri Gjiknuri ka urdhëruar analizimin e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0