Home | Business | Shqipëria dhe kriza

Shqipëria dhe kriza

image
 Banka e Shqipërisë vlerëson se mbikqyrja bankare duhet të jetë e koordinuar dhe masat ndaj grupeve të mëdha bankare nuk duhet të dëmtojnë kreditimin në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ku këto banka kanë filiale të tyre.

 

 

 

 

 

 

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pranon faktin se ekonomia shqiptare ndodhet nën ndikimin e krizës globale, por shton se vendi ynë ka ruajtur qëndrueshmërinë. Duke folur lidhur me situatën ekonomike në një konferencë dy ditore të zhvilluar në Tiranë, guvernatori Fullani tha se pavarësisht ritmit të ulët të rritjes, ekonomia jonë ka arritur të ruajë stabilitetin. “Ekonomia jonë është nën ndikimin e krizës globale, gjë që ka frenuar investimet, duke çuar në përkeqësim e bilancit publik e privat. Megjithatë ekonomia ka arritur të ruajë bilancin e çmimeve dhe atë makro dhe mikroekonomik. Pavarësisht uljes së ritmeve të rritjes ekonomike, ka arritur të ruajë stabilitetin. Politika e kujdesshme e Bankës së Shqipërisë, dhe mbështetja e sistemit bankar ka ndihmuar në mos përkeqësimin e situatës. Kemi pasur në qendër të vëmendjes qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe të mënyrës së administrimit të likuiditetit. Bankat tek ne kanë qenë të afta të sjellin kapital të ri, si dhe kanë patur mbështetje financiare nga bankat e tyre mëmë.

Kemi ulur norman bazë të interesit në nivelin më të ulët historik në 3.25% dhe jemi fokusuar në rritjen e kreditimit”, tha Fullani. Mesazhe të tjera nga Fullani Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, lëshoi gjithashtu të tjera mesazhe rreth shëndetit dhe sigurisë së sistemit bankar në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij ai siguroi se pavarësisht efekteve të krizës, sistemi bankar shënon parametra mjaft të lartë të kapitalizimit dhe likuiditetit. Ndërkaq, Guvernatori Fullani theksoi edhe njëherë se është shumë e rëndësishme që politikat rregullatore dhe makroprudenciale të autoriteteve bankare europiane të marrin parasysh efektet në vendet jo anëtare të Bashkimit Europian. Banka e Shqipërisë vlerëson se mbikqyrja bankare duhet të jetë e koordinuar dhe masat ndaj grupeve të mëdha bankare nuk duhet të dëmtojnë kreditimin në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ku këto banka kanë filiale të tyre.

Të dhënat e muajit Tetor treguan se sistemi bankar arriti të frenonte shkallën e kredive me probleme dhe të ulte humbjet, ndonëse kreditimi vijon të jetë në vlera negative krahasuar me vitin e kaluar. Situata me kreditë Plot 273 miliardë lekë kanë larguar bankat jashtë vendit, gjatë dy muajve të fundit, ndërkohë që depozitat mësohet se kanë shënuar rënien më të madhe mujore që nga muaji shkurt i vitit 2009, kur kriza ekonomike globale ishte në kulmin e saj. Sipas të dhënave të Bankës, Totali i kredisë për ekonominë në fund të muajit tetor arriti në 540 miliardë lekë, duke shënuar rënie me 1.3%, apo rreth 7.4 miliardë lekë, në raport me një muaj më parë. Tkurrja ka ardhur nga rënia e huasë për korporatat e tjera jo financiare, si në lekë ashtu dhe në valutë. Pas tkurrjes së huasë në korrik, me rreth 9 miliardë lekë me bazë mujore, tetori është muaji i dytë me rënien më të lartë përgjatë 2013. Kredia për ekonominë shënoi një rënie të thellë në tetor, pasi kishte shfaqur disa sinjale rigjallërimi në shtator. Tkurrja ka ardhur si nga leku ashtu dhe valutat, teksa bankat duket se po vazhdojnë procesin e pastrimit të bilanceve, përmes fshirjes së kredive të humbura.

Në krahasim me fundin e vitit 2012, huaja për ekonominë është tkurrur me 2.7%, apo rreth 15 miliardë lekë. Një vit më parë, ndryshimet përkatëse ishin plus 2% dhe 10 miliardë lekë. Me bazë vjetore (tetor 2013/tetor 2012), huaja për ekonominë është reduktuar me 2.2%, apo rreth 12 miliardë lekë, duke thelluar rimet e rënies, në raport me 1.8%, që ishte tkurrja për nëntë mujorin (një vit më parë ndryshimet përkatëse ishin plus 4% dhe 21 miliardë lekë). Kjo është ecuria më negative, që prej më se një dekade, kur sistemi bankar po vuante problemet e ristrukturimit të bankave të atëhershme shtetërore.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0