Home | Business | FMN, pozitiv për ekonominë globale

FMN, pozitiv për ekonominë globale

image
 “Ekonomia botërore pritet të rritet me 3.7 % këtë vit, pas stanjacionit të 2013-ës”, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar ..."

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FMN mbetet optimist për ekonominë globale. Duke iu referuar raportit paraardhës, të dhënat janë akoma më pozitive. “Ekonomia botërore pritet të rritet me 3.7 % këtë vit, pas stanjacionit të 2013-ës”, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ekonomia më e madhe në botë, ajo e SHBA pritet të vazhdojë rimëkëmbjen dhe të ketë një rritje prej 2.8 %, nga 2.6 % që ishte parashikimi i mëhershëm i publikuar nga FMN tetorin e vitit të kaluar. Parashikime pozitive janë edhe për ekonominë britanike, që do të ketë një rritje prej 2.4 %, ndërsa ekonomia e vendeve të Eurozonës si një e tërë, do të vazhdojë të lundrojë në ujëra të turbullta duke u rritur me vetëm 1 %.

Eurozona ndodhet në pikën e kthimit nga recensioni në rritje ekonomike. Problem mbeten ekonomitë që vazhdojnë betejën e tyre me krizën financiare, si Greqia, Spanja, Qipro, Italia dhe Portugalia. Sipas FMN, ekonomia kineze do të vazhdojë rritjen në shifra të kënaqshme. 7.5 % është parashikimi i zgjerimit të ekonomisë së dytë më të madhe në botë. 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0