* * *
Google do t'u lejojë të gjithë qytetarëve të BE të heqin të dhënat e tyre nga lidhje apo linke të caktuara, të cilat mund të jenë publike në faqe të ndryshme.
HTC prezantoi telefonin inteligjent One E8
Është folur shumë në internet se HTC po krijon një variant të telefonit të saj të fundit inteligjent, që do të ketë të njëjtat veçori me të, por në një trup plastik. Dje kompania prezantoi këtë telefon në ueb faqen e saj zyrtare. Ky telefon njihet me emrin HTC One E8 dhe është një variant i telefonit inteligjent HTC One M8.
Veçoritë e listuara në ueb faqen e kompanisë përfshijnë, procesorin Qualcomm Snapdragon 801 me qark 2.5 GHz, sistemin operativ Android 4.4 me përditësimin Sense 6.0, kamera ballore 0,5 megapikselë, altoparlantët BoomSound dhe kamera të pasme 13 megapikselë. Telefoni vjen gjithashtu me rrjetin 4G LTE.
Në uebfaqe nuk tregohet madhësia e ekranit, por flitet se do të jetë i njëjtë me telefonin HTC One M8, domethënë 5 inç Full HD. Çmimi nuk është zbuluar akoma. Kompania ka shumë mundësi që t’i vendosë një çmim të arsyeshëm në mënyrë që të konkurrojë pajisjet e prodhuara nga rivalët e saj. Një prezantim zyrtar i këtij telefoni pritet të bëhet javën e ardhshme, dhe HTC mund të na zbulojë më shumë detaje për të.....
Google heq të dhënat private nga motori kërkimit
Google do t'u lejojë të gjithë qytetarëve të BE të heqin të dhënat e tyre nga lidhje apo linke të caktuara, të cilat mund të jenë publike në faqe të ndryshme. Pas vendimit të Gjykatës Europiane, e cila shpalli fajtor motorin e kërkimit për deklarimin e të dhënave personale në web, kolosi i internetit shprehet ndaj përdoruesve: “Do të shqyrtojmë me vëmendje çdo kërkesë, duke u përpjekur të balancojmë privatësinë tuaj, nëpërmjet heqjes së informacioneve private”.
Deri në këto momente ka pasur me mijëra kërkesë-ankesa. Google ka publikuar një formular për të plotësuar onilne kërkesën. “Vendimi i Gjykatës i kërkon Google të marrë vendime të vështira në kuadër të së drejtës së çdo individi për të ruajtur privatësinë, duke e balancuar atë me të drejtën e publikut për të marrë informacione.”, ka bërë të ditur një zëdhënës i Google.
Ai ka shtuar se është duke u krijuar një komitet konsultimi i përbërë prej ekspertësh, i cili do të analizojë këto situata. Deri në këto momente, me mijëra kërkesa për ruajtjen e privatësisë kanë mbërritur nga gjithë Europa në adresë të Google. Sipas disa statistikave, ka 20 kërkesa në minutë.
Kompania Acer hedh 7 pajisje të reja në treg
Kompania Acer prezanton 7 pajisje të reja ku përfshihen 5 smartfonë që janë Acer Liquid X1, E700, E600, Liquid Jade dhe Liquid Z200, një tablet Iconia 8 dhe një smartband. Të gjitha këto pajisje do të hidhen në treg këtë vit.
Telefoni inteligjent më i mirë ndërmjet këtyre produkteve është Acer Liquid X1 octa core LTe me një ekran 5.7 inç.Sistemi i operimit në këtë telefon si dhe te telefonët e tjerë inteligjent të prezantuar është KitKat. Në këto telefonë është përdorur teknologjia Zero Air Gap, e cila ul reflektimin, kontrastin e lartë dhe rregullon imazhet me shumë dritë. Acer Liquid X ka një procesor prej 1.7 GHz dhe një Ram prej 2 gigash.
Kamera e mbrapme është 13 Mp me 1080 piksel për videot. Memoria e brendshme e Liquid X1 është 16 giga, por ajo përmban edhe një kartë microSD, e cila mund të shkojë deri në 32 giga. Krahas Acer Liquid X1 edhe telefonët e tjerë inteligjent kanë pothuajse të njëjtat karakteristika të përgjithshme, por Acer E700, E600, Liquid Jade dhe Liquid Z200 kanë parametra të cilat vijnë duke u ulur në varësi të çmimit të tyre në krahasim me Acer Liquid X1. ....
Comments (0 posted)
Post your comment