Home | Business | * * *

* * *

image
Si pasojë, Google ka bërë përpjekje në muajt e fundit për të rritur sigurinë e vet të brendshme, e po ashtu edhe të bëjë përmirësimin e sigurisë përgjatë tërë internetit. Përpjekja më e fundit dhe më e madhja deri tani është “Project Zero”.

 

 

 

 

 

Konfirmohen përmasat e iPhone 6

 

Është folur shumë në internet për iPhone-in e ardhshëm të Apple-it. Thuhet se iPhone 6 do të vijë me dy versione të ndryshme të ekraneve, ku njëri do të jetë 4.7 inç dhe tjetri 5.5 inç. Kompania Amazon në Japoni ka listuar iPhone 6 në dyqanin e saj të shitjeve në internet. Specifikat e përmendura në listë përfshijnë ekranin 4.7 inç, përmasat 13 x 6.5 x 0.7cm dhe pesha 113 gramë.

 

Përveç konfirmimit të madhësisë së ekranit dhe përmasave të telefonit, dyqani gjithashtu zbulon se gjiganti Cupertino do të prezantojë zyrtarisht gjeneratën e ardhshme të iPhone-it në muajin shtator. iPhone 6 pritet të dalë në treg më 30 shtator.

 

Amazon liston gjithashtu çmimin e versionit 64GB të iPhone 6. Versioni gold i iPhone 6 do të kushtojë 1380 dollarë. Nëse thashethemet janë të vërteta, Apple do të prezantojë edhe një model më të madh, me ekran 5.5 inç. Nuk do të duhet të presim edhe për shumë kohë për të vërtetuar nëse këto spekulime janë të vërteta.....

 

 

* * *

 

Apple, iOS 7 në 90 për qind të pajisjeve mobile

 

Apple është duke u bërë gati ta lansojë versionin e ri të sistemit të saj operativ, iOS 8, për të cilin është thënë se do të lëshohet në vjeshtë, ndërsa në ndërkohë Apple i ka dhënë disa detaje edhe për fragmentimin e versionit aktual të sistemit të saj operativ, iOS 7.

 

Lajmi është bërë publik në faqen e zhvilluesve të Apple, në të cilën kompania i ka publikuar të dhënat e përditësuara për shkallën e adoptimit të iOS 7, të cilat thonë se në këtë version mbi 90 për qind e pajisjeve të saj janë në iOS 7.

 

Herën e fundit që Apple ka dhënë informacione për adoptimin e sistemit të saj operativ iOS, gjë që ka ndodhur para disa muajve, thuhej se versioni i saj aktual ishte në 87 për qind të pajisjeve që janë kompatibile me këtë version.

 

Apple e lansoi iOS 7 në shtator të vitit të kaluar, së bashku me iPhone 5s, dhe kjo solli disa ndryshime të mëdha në platformën mobile të Apple. Ngjashëm edhe iOS 8 pritet të lansohet në shtator, bashkë me iPhone 6.....

 

* * *

Google, me skuadër për sulmet e hakerave

 

Google ka njërin nga bizneset më të mëdha në botë. Sidoqoftë, kjo kompani nuk është se ka imunitet ndaj hakerave (më së tepërmi njihen sulmet e pranuara nga hakerat kinezë dhe NSA-ja).

 

Si pasojë, Google ka bërë përpjekje në muajt e fundit për të rritur sigurinë e vet të brendshme, e po ashtu edhe të bëjë përmirësimin e sigurisë përgjatë tërë internetit. Përpjekja më e fundit dhe më e madhja deri tani është “Project Zero”.

 

I paraqitur zyrtarisht gjatë ditës së martë në blogun e sigurisë online të Google, përpjekja është një skuadër e re e inxhinierëve të sigurisë që është përkushtuar për të reduktuar dobësitë e “ditës zero” përreth tërë uebit.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0