Home | Business | FMN e kënaqur me progresin ekonomik

FMN e kënaqur me progresin ekonomik

image
“Sistemi financiar mbetet i mirëkapitalizuar dhe i aftë për t’u bërë ballë presioneve të mundshme vendase dhe të huaja të tregut. Në përgjithësi, Shqipëria ka përmbushur objektiva të rëndësishme të programeve të FMN. Me qëllim për të luftuar presionet e dobëta inflacioniste, politika monetare ka vazhduar të jetë ekspansioniste në vitin 2014.

 

 

 

 

 

 

 

 

“Ekonomia shqiptare po shërohet”. Ky është përfundimi i fundit i një raporti të përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ministri i Financave dhe Ekonomisë italiane, Pier Carlo Padoan i cili është përgjegjës për Shqipërinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Italinë në takimin e përvitshëm të FMN-së dhe Bankës Botërore, tha se rritja ekonomike në vendin tonë gjatë gjysmës së parë e 2014 ka ardhur si rezultat i rritjes së vazhdueshme të eksportit dhe të kërkesës të fortë sektorit privat. "Kushtet e financimit kanë nxitur rritjen e konsumit privat dhe të investimeve. Përmirësimi i besimit në ekonomi, bilancet më të forta si rezultat i shlyerjes së borxheve dhe kushtet më të mira të financimit kanë nxitur rritjen e konsumit dhe investimeve private", ka deklaruar Padoan.

Sipas tij, edhe masat e konsolidimit fiskal të ndërmarra nga qeveria në fillim të vitit janë përthithur mirë nga ekonomia. Megjithatë, kreu i financave të Italisë nënvizon se ekonomia shqiptare ende është duke operuar nën potencialin e saj, çka pasqyrohet në nivelin e ulët të inflacionit. "Dobësitë kryesore të ekonomisë mbeten të përmbajtura, teksa trajektorja e borxhit publik është nën kontroll dhe deficiti i llogarisë korrente financohet nga investimet e huaja", vëren Padoan. Paralelisht ai thekson se sistemi financiar i vendit mbetet i mirëkapitalizuar dhe në gjendje të rezistojë ndaj presioneve potenciale që mund të vijnë nga tregu i brendshëm apo ai i huaj. Në deklaratën zyrtare të mbajtur në mbledhjen e komitetit financiar dhe ndërkombëtar, Padoan vlerëson se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet më të rëndësishme në marrëveshjen me FMN. 

 

“Sistemi financiar mbetet i mirëkapitalizuar dhe i aftë për t’u bërë ballë presioneve të mundshme vendase dhe të huaja të tregut. Në përgjithësi, Shqipëria ka përmbushur objektiva të rëndësishme të programeve të FMN. Me qëllim për të luftuar presionet e dobëta inflacioniste, politika monetare ka vazhduar të jetë ekspansioniste në vitin 2014. Gjatë gjysmës së parë të vitit, Banka e Shqipërisë ka ulur me 5 pikë normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin më të ulët historik prej 2.5 për qind. Në përputhje me strategjinë e saj afatmesme, politika fiskale ka ndjekur një konsolidim të fortë në 2014. Paketa e re fiskale, që synonte rritjen e taksave, ka ndihmuar qeverinë në rritjen e të ardhurave. Borxhi publik i akumuluar nga vitet e mëparshme është duke u paguar, në përputhje me programin e FMN. Pavarësisht kësaj, autoritetet shqiptare mbeten të vetëdijshme se borxhi publik është i lartë.

Aktualisht borxhi është aktualisht mbi 70 për qind të GDP dhe qeveria është e vendosur në angazhimin e saj për ta ulur atë. Perspektivat afatmesme dhe afatgjata për ekonominë shqiptare mbeten të shëndosha për periudhën në vazhdim, në përpjekjet e vazhdueshme për të miratuar reformat strukturore në reduktimin e problemeve në sektorin e energjisë. Politikat makroekonomike të mbështetura nga programi i FMN dhe procesi i pranimit në BE kanë krijuar një platformë të përshtatshme për rritje të qëndrueshme afatgjatë”, deklaroi ministri i Financave dhe Ekonomisë italiane, Pier Carlo Padoan. 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0