Bankat shqiptare në "kaos"
Bankat shqiptare duket se nuk po gjejnë stabilizim kohët e fundit. Si kreditë edhe depozitat po përjetojnë një rënie të cilën nuk e kishin parë prej muajsh. Shpjegimi është fare i thjeshtë, bankat nuk pranojnë të lehtësojnë kushtet e kreditimit për shkak të kredive të këqija që kanë akumuluar e vazhdojnë të akumulojnë ndër vite duke shtrënguar gjithnjë e më shumë dhënien e kredisë për bizneset dhe qytetarët.
Bankat shqiptare duket se nuk po gjejnë stabilizim kohët e fundit. Si kreditë edhe depozitat po përjetojnë një rënie të cilën nuk e kishin parë prej muajsh. Shpjegimi është fare i thjeshtë, bankat nuk pranojnë të lehtësojnë kushtet e kreditimit për shkak të kredive të këqija që kanë akumuluar e vazhdojnë të akumulojnë ndër vite duke shtrënguar gjithnjë e më shumë dhënien e kredisë për bizneset dhe qytetarët. Nga ana tjetër qytetarët, për shkak të uljes së vazhdueshme të interesit të depozitave kanë nisur t’i tërheqin kursimet e tyre.
Pas një rritjeje prej katër muajsh radhazi, depozitat i janë rikthyer rënies. Sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i depozitave në fund të shtatorit arriti në 959.4 miliardë lekë, duke u tkurrur me 2.9 miliardë lekë, apo 0.3%, në raport me muajin e mëparshëm. Kjo tendencë negative erdhi nga rënia e kursimeve, si në lekë ashtu dhe në valutë. Si për lekun ashtu dhe valutën, kjo është tkurrja e parë në që nga shkurti 2014. Me bazë vjetore (shtator 2014/shtator 2013), depozitat në total janë shtuar vetëm me 0.35%, ritmet më të ulëta të rritjes vitet e fundit, që nga 2009-a, kur sistemi u përball me një valë tërheqjeje depozitash, si rrjedhojë e panikut të krijuar në atë kohë nga kriza financiare globale. Interesat e ulëta të depozitave, nën 2% për ato 12 mujore, po i largojnë individët nga bankat. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur së fundmi se edhe pse është e pakënaqur me reagimin e bankave përsa i përket reflektimit të uljes së herëpashershme në normës bazë të interesit, politika e saj lehtësuese monetare do të vazhdojë çka nënkupton se dhe interesat e depozitave do të vijojnë të jenë të ulëta.
Rritja e kredisë u frenua në muajin Shtator, duke ftohur disi optimizmin pas rritjes për katër muaj me radhë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i kredisë për ekonominë zbriti në 556.3 miliardë lekë, rreth gjysmë miliard lekë më pak krahasuar me fundin e Gushtit. Megjithatë, rritja vjetore e kredisë vazhdon të qëndrojë në territor pozitiv, me rreth 1.6% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2013. Përcaktues në frenimin e kreditimit, siç ndodh zakonisht, ishte segmenti i biznesit, ku totali i kredisë u ul me rreth 750 milionë lekë. Megjithatë, edhe kredia për biznesin po e ruan rritjen me bazë vjetore. Një trajektore të ngjashme ndoqi edhe shifra e totalit të depozitave, që pas katër muajsh radhazi në rritje, për muajin Shtator u tkurr me rreth tre miliardë lekë. Rritja vjetore e depozitave është tashmë në vlera minimale, me rreth 0.3%. Sidoqoftë, gjendja e likuiditetit është larg të qenit një shqetësim për sistemin bankar. Raporti mes kredive dhe depozitave vazhdon të jetë në nivele mjaft të ulëta, me 58%. Sektori bankar zotëron mjaft fonde të lira për të rritur më tej kreditimin dhe pritshmëritë për tremujorin e fundit të vitit janë më pozitive, falë rrugës drejt përmirësimit të ekonomisë, por edhe për shkak të një prirjeje sezonale. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojnë politikat bankare mbi kreditimin, gjatë 3 mujorit të radhës, i cili është dhe i fundit për vitin 2014.
Comments (0 posted)
Post your comment