Gjeopolitika e rënies së çmimit të naftës
Tronditjet e naftës në vitet 1970 formoi një peizazh global të ndryshëm dhe i dha rëndësi të re Lindjes së Mesme. Kur çmimet ranë në mënyrë drastike në mes të viteve 80, rënia përfundimtare e Bashkimit Sovjetik u ndikua shumë nga rënia e të ardhurave të eksportit.
Në gjeopolitikën e prodhimit të naftës parashikimet janë me rrezik. Sado i rëndësishëm që është, çmimi i naftës bruto nuk është kurrë faktori i vetëm që vë në lëvizje ngjarjet. Megjithatë, një transfigurim global do të shfaqet, nëse ulja spektakolare e çmimit vazhdon, këtë s’e luan as topi. Shikoni se si uljet dhe ngritjet rekord të çmimit të naftës kanë ndikuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zhvillimet politike gjatë katër dekadave të fundit.
Tronditjet e naftës në vitet 1970 formoi një peizazh global të ndryshëm dhe i dha rëndësi të re Lindjes së Mesme. Kur çmimet ranë në mënyrë drastike në mes të viteve 80, rënia përfundimtare e Bashkimit Sovjetik u ndikua shumë nga rënia e të ardhurave të eksportit. Pushtimi i Kuvajtit nga Sadam Hueini më 1990 u nxit pjesërisht nga ambicia për të pushtuar toka të reja në një kohë të shtrënguar financiare. Në Algjeri, një tjetër vendi i varur nga të ardhurat e naftës, e njëjta ulje çmimesh – që i çoi çmimet më pak e 10 dollarë për fuçi – kontribuoi në fitoren elektorale të islamistëve, pastaj një grusht shteti, e pastaj lufta civile. E gjithë kjo e bën të vështirë të nxjerrësh përfundime të qarta për fituesit dhe humbësit strategjikë. Natyrisht, demokracitë liberale të perëndimit përfituan nga rënia e Bashkimit Sovjetik, por është e vështirë të thuash që çmimet e ulëta në botën arabe dhe myslimane çuan në shumë paqe e stabilitet.
Një nga vëzhgimet e sotme është se rënia e çmimit të naftës i ka vyshkur shpresat se fuqitë në zhvillim mund të vazhdojnë rritjen ekonomike dhe modernizimin, dhe të bëhen aksionarë të fortë në një rend ndërkombëtar të qëndrueshëm. Shumë vende e kishin bazuar ambicien e tyre te çmimi i lartë i naftës që tani është në rënie të lirë. Siç u shpreh këtë javë dhe kreu i FMN, Christine Lagarde, tani ata ndeshen me një “realitet të ri” rritjeje të ngadaltë dhe pasigurie shqetësuese. Le të marrim një shembull: Brazili, dikur i përshkuar si kampion i jugut ndërkombëtar, tani përpëlitet për shkak të ekonomisë në vështirësi – i përkeqësuar nga një skandal korrupsioni me qendër gjigantin e tij të naftës Petrobras. Brazili është demokraci; pasiguria aty është lajm jo i mirë. Çmimi i ulët i naftës nuk do të ndihmojë as qeverinë e Nigerisë, prodhuesi numër një i naftës në Afrikë, në një kohë kur rrjetet xhihadiste po përhapen në rajon e më gjerë.
Por nëse çmimi i ulët i naftës dëmton ato vende që perëndimi i shikon me dashamirësi, ai godet dhe ato vende që perëndimi i konsideron armike. Në Rusi, Vladimir Putini duket se po përpiqet ta rikthejë vendin e tij si një fuqi kryesore me anë të aventurizmit ushtarak në kontinentin evropian dhe Lindjen e Mesme. Tani ai do të përballet gjithnjë e më shumë me një ekuacion financiar të ndërlikuar. Sapo ka lajmëruar 10 për qind ulje në shpenzimet publike, një shenjë e qartë e goditjes së dyfishtë nga sanksionet ndërkombëtare dhe çmimi i ulët i naftës. Regjime të prekura në të njëjtën mënyrë mund të përdorin bonot e thesarit për kompensim, por ato nuk janë të pafundme.
Venezuela është një tjetër shembull i grackave të asaj që quhet rrjedhë e burimeve, varësia e madhe te nafta në dëm të modernizimit dhe diversifikimit. Ndërsa modeli “bolivarin” i Venezuelës do të jetë në vështirësi, kjo do të ketë pasoja rajonale, të cilat do të ndihen më gjatë në Kubë, e cila mbështetet prej kohës me subvencione nga Venezuela dhe tani po hap një kapitull të ri marrëdhëniesh me SHBA.
Por askund tjetër nuk janë më shumë të paparashikueshme pasojat gjeopolitike të çmimit të ulët të naftës sesa në Lindjen e Mesme. Për Arabinë Saudite, orkestruesja e rënies së çmimit, ky faktori kyç që mund të dobësojë rivalin rajonal të saj Iranian, ndërsa ky i fundit po rikthehet në tregun e eksporteve të naftës. Por çmimet e ulëta janë sfidë e brendshme dhe për vetë dinastitë e Gjirit. Në fund kjo mund të dekurajojë luftërat e brendshme; por në afat të shkurtër mund t’i ndihmojë regjimet e pasigurta të largojnë vëmendjen nga tensionet e tyre të brendshme. Rusia mund të reagojë po në atë mënyrë, dhe Kina është po aq e paparashikueshme. Mes të njohurave dhe të panjohurave, është qartë se të ardhurat e pakta nga nafta mund të jenë po aq të dëmshme sa dhe të ardhurat e shumta. /The Guardian
Comments (0 posted)
Post your comment