* * *
App, e cila quhet "Whatsp. Business Inc. ", është një app mashtrim dhe " vjedhje të dhënash ", përcjellin agjensitë.
* * *
Një version i rremë i aplikacionit të ardhshëm WhatsApp Business është në dispozicion për shkarkim nga dyqani Play.
App, e cila quhet "Whatsp. Business Inc. ", është një app mashtrim dhe " vjedhje të dhënash ", përcjellin agjensitë.
Një përdorues gjithashtu është ankuar se nuk mund të hyjë në të, me një tjetër duke thënë se është plot me reklama.
Ndërsa ekzistojnë shumë versione të rreme të WhatsApp në Google Play, ky është veçanërisht shqetësues, pasi është maskuar si një aplikacion i ri WhatsApp i parashikuar që aktualisht është i disponueshëm vetëm për një grup ekskluziv të testuesve.
Ndërsa versioni zyrtar i WhatsApp Business është ende duke ardhur WhatsApp duket se kanë ndryshuar emrin e tyre nga "Whatsapp Business" në "Update Whatsapp".
* * *
Apple sapo ka filluar të shes telefonin e ri Phone X i cili po pritet me padurim nga përdoruesit besnikë të kësaj marke, ndërkohë kompania më e madhe amerikane e pajisjeve elektronike ka publikuar së fundmi rezultatet financiare për tremujorin e katërt.
Apple raportoi të ardhura prej 52.6 miliardë dollarë në mes të korrikut dhe shtatorit, një rritje prej 12% nga viti në vit. Shitjet ndërkombëtare përbënin 62% të të ardhurave.
Sipas raportit, Apple shiti 46.67 milionë iPhone, 10.3 milionë iPad dhe gjeneroi 8.5 miliardë dollarë nëpërmjet shërbimeve të saj në tremujorin fiskal. Kjo shënon të ardhura të larta për të gjitha shërbimet që përfshijnë përmbajtje digjitale, AppleCare, Apple Pay, licencimin dhe shërbime të tjera.
Me ditët e mëdha të shitjeve sikurse falënderimet, Black Friday dhe Krishtlindjet që janë afër, Apple është “duke pritur për një sezon të suksesshme” dhe “nuk mund të jetë më mirë për të ardhurat 84-87 miliardë dollarëshe dhe diferencën bruto prej rreth 38%.
Apple ka lansuar treshen e iPhone në shtator, së bashku me serinë Apple Ëatch 3. Lansimi më i rëndësishëm – iPhone X sapo po fillon, prandaj duhet të presim deri në raportin e ardhshëm për të parë ndikimin që ka në shitje.
* * *
Kompania gjermane më herët kishte nisur shitjen e telefonave të mençur të bazuar në Huaëei Mate 9 për rreth 1.400 euro dhe tash vjen telefoni i ri i mençur Mate 10, pajisje e cila paraqet kombinimin e estetikës së sofistikuar dhe performancat e larta, ashtu sikur është rasti edhe me automobilat Porsche.
Shtëpiza është prej xhamit dhe vjen në ngjyrën e zezë Diamond. Dizajni 3D përfshin ekranin FullVieë, i cili pothuajse nuk ka skaje dhe është rezistues ndaj dëmtimeve.
Mate 10 posedon 6 GB RAM, 256 GB memorie të brendshme dhe kamera me 12 dhe 20 MP. Aty është edhe teknologjia Easy Talk, e cila përforcon tonin e thirrjeve, që është e dobishme në situatat kur thirrja kryhet në ambiente me zhurmë. Pajisja posedon baterinë 4.000 mAh.
Comments (0 posted)
Post your comment