Risi në WhatsApp
WhatsApp po sjell një version të ri të aplikacionit që iu dedikohet bizneseve...
“WhatsApp” një nga aplikacionet më të përdorura për komunikimin dhe shpesh herë sjell risi duke u përmirësuar dhe duke bërë të lumtur përdoruesit. Nëse ju jeni përdorues i rregullt i Whatsapp, me siguri që opsioni i fundit i tij do t’ju gëzojë, nëse keni një biznes sigurisht.
WhatsApp po sjell një version të ri të aplikacionit që iu dedikohet bizneseve, të cilin kompania e ka quajtur WhatsApp Business App. Aplikacioni i ri i biznesit është dizajnuar posaçërisht për kompanitë dhe bizneset e vogla dhe deri më tani është në dispozicion në SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Indonezi, por pritet të bëhet i aksesueshëm edhe për shtetet e tjera.
Aplikacioni është menduar t’i lehtësojë pronarët e bizneseve të bashkëveprojnë me klientët e tyre. Aplikacioni vjen me një numër mjetesh dhe funksionesh të ndryshme që ndihmojnë pronarët e bizneseve të automatizojnë këto funksione.
Comments (0 posted)
Post your comment