Home | Business | Pse po lëkundet demokracia?

Pse po lëkundet demokracia?

image
Pse po lëkundet demokracia? Ne gjendemi në një pikë kthese historike. Progresi i shpejtë teknologjik, veçanërisht rritja e teknologjisë digjitale dhe inteligjencës artificiale...

 

 

 

Nga Kuashik Basu *

 

 

Nju Jork – Xhair Bolsonaro, kandidati kryesor për presidencën braziliane, është një hiper-nacionalist i të djathtës ekstreme. Fakti që ai do të jetë në krye të një vendit të madh, midis shumë udhëheqësve globalë aktualë – duke përfshirë udhëheqësit e disa prej demokracive më të mëdha botërore – duhet të na shqetësojë të gjithëve.

 

Kjo na detyron të shqyrtojmë pyetjen: Pse po lëkundet demokracia? Ne gjendemi në një pikë kthese historike. Progresi i shpejtë teknologjik, veçanërisht rritja e teknologjisë digjitale dhe inteligjencës artificiale, po e transformon mënyrën se si funksionojnë ekonomitë dhe shoqëritë tona.

 

Teksa teknologji të tilla, na kanë kanë sjellë përfitime të rëndësishme, ato gjithashtu kanë ngritur sfida serioze – dhe kanë lënë shumë segmente të popullsisë të brishta, të shqetësuara dhe të zemëruara. Një pasojë e progresit të fundit teknologjik, ka qenë një rënie në peshën relative të pagave në raport me PBB.

 

Ndërsa një numër relativisht i vogël njerëzish, kanë pretenduar një pjesë në rritje nga “torta” e madhe, në formën e qerave dhe fitimeve, rritja e pabarazisë së pasurisë dhe të ardhurave, ka nxitur zhgënjimin e gjerë me sistemet ekzistuese ekonomike dhe politike.

 

Kanë ikur ditët, kur mund të mbështeteshe tek një punë e qëndrueshme në fabrikë, për të paguar faturat për një kohë të pacaktuar. Me makineritë që marrin përsipër volume të larta të prodhimit, kompanitë po kërkojnë gjithnjë e më shumë punëtorë me aftësi të larta, në fusha që shkojnë nga shkenca tek arti.

 

Ky ndryshim në kërkesën e aftësive, po nxit frustrimin në mesin e punëtorëve. Imagjinoni t’iu thuhet pas një jete të tërë stërvitjeje për të vënë muskuj, se rregullat kanë ndryshuar dhe se medalja e artë nuk do të jepet për mundjen, por për shahun.

 

Kjo do të shkaktonte zemërim, dhe një ndjesi padrejtësie. Problemi është se askush nuk e bën këtë me qëllim; ndryshime të tilla janë rezultat i ndryshimeve natyrale në teknologji. Natyra shpesh është e padrejtë. Problemi për korrigjimin e padrejtësisë, qëndron pikërisht tek ne.

 

Këto zhvillime, kanë kontribuar në rritjen e pabarazive në arsim dhe mundësi. Një sfond më i pasur, ka përmirësuar më shumë gjasat e një studenti për të marrë një arsimim të lartë, dhe rrjedhimisht për t’u angazhuar në punë më të paguara.

 

Ndërsa vlera e aftësive mekanike në tregun e punës bie, dhe pabarazia e të ardhurave rritet, ky ndryshim ka gjasa të bëhet gjithnjë e më i theksuar. Nëse nuk transformojmë sistemet arsimore, për të siguruar qasje më të barabartë në shkollimin cilësor, pabarazia do të bëhet gjithnjë e më e rrënjosur.

 

Ndjenja në rritje e padrejtësisë që shoqëron këto zhvillime, e ka dëmtuar “legjitimitetin demokratik”, sikurse e thekson edhe Pol Taker në librin e tij “Pushteti i pazgjedhur”. Në ekonominë tonë të globalizuar dhe thellësisht të ndërlidhur, politikat e një vendi, si barrierat tregtare, normat e interesit, apo zgjerimi monetar, mund të kenë efekte që përhapen gjerësisht. Për shembull, meksikanët nuk duhet të shqetësohen vetëm për atë se kush e zgjedh presidentin; ata gjithashtu duhet të shqetësohen edhe se kush zgjidhet president në Shtetet e Bashkuara – një rezultat mbi të cilin ata nuk kanë asnjë rol.

 

Në këtë kuptim, globalizimi natyrshëm çon në erozionin e demokracisë. Nën këtë sfond, transformimi i vazhdueshëm i politikës, nuk duhet të cilësohet si i habitshëm. Frustrimi i segmenteve të mëdha të popullsisë, ka krijuar një terren pjellor për tribalizmin, të cilin politikanët si Trump dhe Bolsonaro e kanë shfrytëzuar me bollëk.

 

Ekonomia tradicionale, është e bazuar në supozimin se qeniet njerëzore janë të motivuara nga preferencat e dhëna – ato që ekonomistët i quajnë “funksione të shërbimeve”. Megjithëse peshat relative mund të ndryshojnë, të gjithë individët dëshirojnë më shumë ushqime, rroba, strehim, pushime dhe përvoja të tjera.

 

Ajo që ky nuk arrin të llogarisë interpretimin, janë “objektivat e krijuara”, të cilat lindin kur lëvizim gjatë jetës. Ju nuk jeni të lindur me një mekanizëm thelbësor për të gjuajtur topin direkt në portë. Por sapo futeni në fushë, fiksoheni pas tij. Ju nuk e bëni këtë për të marrë më shumë ushqim, rroba apo shtëpi. Ai bëhet një burim gëzimi në vetvete. Është një objektiv i krijuar.

 

Edhe të bërit një tifoz futbolli është diçka e ngjashme. Askush nuk është në thelb i përkushtuar ndaj Realit të Madridit. Por, përmes familjes, gjeografisë ose përvojës, dikush mund të bëhet thellësisht i lidhur me një ekip të veçantë sportiv, deri në atë pikë sa të shndërrohet në një lloj identiteti fisnor.

 

Një tifoz do të mbështesë lojtarët, jo për shkak të mënyrës se si ata luajnë, por për shkak të ekipit që ata përfaqësojnë. Është kjo dinamikë që po nxit sot tribalizmin në politikë. Shumë njerëz që mbështesin Trumpin ose Bolsonaron nuk e bëjnë këtë, për shkak të asaj që japin Trump ose Bolsonaro, por më tepër për shkak të identitetit të tyre tribal.

 

Ata kanë krijuar objektiva, që lidhen me të qenit pjesë e “Ekipit Trump” ose e “Ekipit Bolsonaro”. Kjo e dëmton demokracinë, duke u dhënë liderëve politikë një licencë, të cilën ata nuk e kishin më parë. Ata mund të bëjnë atë që duan, pa u kufizuar nga vullneti i popullit. Nuk është menjëherë e qartë se si mund t’i korrigjojmë këto probleme, të mbrojmë të prekurit dhe të rivendosim legjitimitetin demokratik.

 

Ajo që është e qartë, është se biznesi si zakonisht, nuk do ta zvogëlojë atë. Revolucioni Industrial – një tjetër pikë kthese e madhe për njerëzimin – solli ndryshime masive tek rregulloret dhe ligjet, nga Aktet e ndryshme të Fabrikave në Mbretërinë e Bashkuar, tek zbatimi i tatimit mbi të ardhurat në vitin 1842.

 

Solli ndërkohë edhe lindjen e ekonomisë moderne, me pionerë të mëdhenj në këtë fushë si Adam Smith, Agustin Kurno, dhe Xhon Stjuart Mill. Por ne jemi në një pikë historike, ku tema e ekonomisë politike meriton një rishikim. Dinosauri, nuk kishte kapacitet për t’u vetë-analizuar, ndaj u zhduk rreth 65 milionë vjet më parë.

 

Ne gjithashtu rrezikohemi nga një kolapsi i civilizimit tonë. Por, fatmirësisht jemi speciet e para me aftësi për vetë-analizë. Këtu qëndron shpresa, që pavarësisht nga trazirat dhe konfliktet që shohim rreth nesh, në fund do të shmangim “rrezikun e dinosaurëve”, dhe do të tërheqim veten nga buza e humnerës. /Project Syndicate – Bota.al

 

* Kaushik Basu, është ish-kryeekonomist i Bankës Botërore, profesor i ekonomisë në Universitetin Kornell, dhe bashkëpunëtor në Institutin Brookings.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00