Home | Business | Samiti i G20-ës diskuton për kriptovalutat

Samiti i G20-ës diskuton për kriptovalutat

image
Dokumenti i quajtur “Deklarata e Liderëve” përmend krijimin e një sistemi ndërkombëtar...

 

 

 

 

Samiti i G20-ës që u mbajt në Buenos Aires të Argjentinës, krahas diskutimeve të liderëve të botës për situatën politike, ekonomike dhe sociale në arenën ndërkombëtare, solli edhe diskutime për industrinë e kriptovalutave.

 

Politikanët që morën pjesë në këtë samit, nënshkruan një dokument, i cili ka për qëllim të krijojë një zgjidhje në lidhje me tatimin e kriptovalutave. Për të arritur këtë vendet do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

 

Dokumenti i quajtur “Deklarata e Liderëve” përmend krijimin e një sistemi ndërkombëtar, i cili do të taksojë transfertat ndërkombëtare.

 

“Do të rregullojmë kriptoasetet për të parandaluar pastrimin e parave dhe luftuar financimin e terrorizmit dhe do të konsiderohen të gjitha opsione për të arritur këtë qëllim”, shkruhet në deklaratë.

 

Vendet anëtare u zotuan se do të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për adresimin e ndikimit të dixhitalizimit të ekonomisë mbi sistemin ndërkombëtar të taksimit.

 

“Një rishikim do të bëhet në 2019-ën ndërsa propozimet finale do të publikohen në 2020-ën”, vijon deklarata.

 

Kjo deklaratë po konsiderohet  e një rëndësie të veçantë, sepse është e jashtëligjshme për një qeveri të taksojë një kompani të huaj, e cila nuk ka një prezencë fizike në territorin e saj.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0