Shqipëria dhe Turizmi
Të ardhurat nga turizmi u rritën me afro 100 milionë euro.
Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri arritën një vlerë rekord prej 683 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit 2018, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga turizmi u rritën me afro 100 milionë euro.
Ndërkohë që në nëntë muajt e këtij vit, të ardhurat nga turizmi arritën në 1.47 miliardë euro, me rritje me 12% krahasuar me vitin e kaluar.
Gjatë këtij viti, Shqipëria njohu një rritje të numrit të vizitorëve dhe turistëve të huaj nga vendet e rajonit, Evropës e deri nga kontinenti aziatik.
Ndërsa e gjithë Shqipëria, nga Valbona, Thethi, në veri të vendit Vlora e Saranda jugore, u shndërruan në destinacionet më të kërkuara turistike. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Tiranën, ku fluksi i vizitorëve shtohet me ritme të ritme të përshpejtuar e grupet e turistëve i bashkohen njëra tjetrës, ndërkohë që ka filluar ndërtimi i bujtinave të reja agroturistike, një tjetër risi që i ka dhënë jetë zhvillimit të turizmit rural anë e mbanë vendit.
Ekspertët shprehen se, kontributi bumit turistik i adresohet investimeve strategjike në infrastrukturën rrugore dhe rivitalizimin e qendrave urbane por mbi të gjitha qendrave historike, kulturore e trashëgimisë shqiptare që mbeten trend i kuriozuar në çdo kohë dhe për gjithkënd, për misterin që mbartin.
Comments (0 posted)
Post your comment