Home | Business | Amazon dhe suksesi

Amazon dhe suksesi

image
Amazon është bërë kompania më e vlefshme në botë...

 

 

 

Kompania online Amazon është bërë kompania më e vlefshme në botë, pasi çmimi i aksioneve të saj e ka kaluar atë të Microsoft-it dhe të gjigantëve të tjerë amerikanë të teknologjisë.

 

Kompania me seli në Sietëll ka marrë vendin e parë pas rritjes së aksioneve të saj për 3.4%, të cilat e kanë rritur vlerën e saj në treg në 796.8 miliardë  dollarë.

 

Vlera është për 13.2 miliardë dollarë më e lartë se e Microsoft-it.

 

Shefi ekzekutiv, Jeff Bezos, e ka ndërtuar Amazon-in nga një shitës online  i librave në një kompani që shet lloj-lloj mallrash.

 

Apple ka qenë prej kohësh kompania më e madhe në botë për nga kapitalizmi në treg, por aksionet e saj kanë rënë që nga nëntori, pasi shitjet e iPhone-ve në Kinë – një treg kyç për Apple – kanë nisur të shënojnë rënie.

 

Apple tani është kompania e katërt, me vlerë prej 702 miliardë dollarësh, pas Amazon-it, Microsoft-it dhe Google.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0