Home | Culture | Berlin, Panairi më i madh për turizmin

Berlin, Panairi më i madh për turizmin

image
Për këtë vit, Agjencia e OKB-së për Turizmin Global parashikon një rritje prej 3-4 për qind të vëllimit të turizmit në shkallë globale. 

 

 

 

Zyrtarë të lartë gjermanë dhe turq hapën sot në Berlin Panairin më të madh në botë për udhëtime e turizëm.Industria e turizmit e mirëpret këtë aktivitet me një entuziazëm të matur pas një rritjeje të vogël të shënuar në vëllimin e prenotimeve turistike sivjet.'Ministri turk i Turizmit, Ertugul Gunay, vendi i të cilit është organizator i panairit të sivjetshëm hapi aktivitetin e sotëm i shoqëruar nga ministri gjerman i ekonomisë, Rainer Bruederle .Grupi studimor GFK tha se kërkesa për udhëtime turistike për verën e këtij viti është stabilizuar veçanërisht në Gjermani dhe Britani, dy nga tregjet më të mëdhe të kërkesës në Evropë.Përfitimet më të mëdha nga kjo rritje i ka siguruar Turqia, e cila ka tërhequr më shumë gjermanë, britanikë dhe holandezë se vendet e tjera në zhvillim.Vjet pushuesit gjermanë u treguan më të kursyer, duke rezultuar në një rënie prej 3 për qind të prenotimeve turistike. Për këtë vit, Agjencia e OKB-së për Turizmin Global parashikon një rritje prej 3-4 për qind të vëllimit të turizmit në shkallë globale.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00