Home | Culture | Për liberalizimin e vizave

Për liberalizimin e vizave

image
Italia dhe Sllovania i dërgojnë letër BE për liberalizimi i vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen.

 

 



 


 
Për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen janë vënë në lëvizje edhe dy ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë, të cilët i janë drejtuar me një letër BE për të bërë këtë liberalizim brenda Vjeshtës. Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini dhe Ministri i jashtëm slloven Samuel Zbogar i kanë dërguar një letër ministrit belg Steven Vanacker, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE.

Ata i bëjnë thirrje Bashkimit Europian që të përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për dy vendet ballkanike deri në fund të vjeshtës, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA. Inisiativa vjen një javë pasi Komisioni Europian pranoi se Shqipëria dhe Bosnje kanë plotësuar kriteret e nevojshme. Në vazhdim të letrës i bëhet thirrje BE që zgjerimi të vazhdojë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata besojnë se një opinion mbi aplikimin e Serbisë për anëtarësimin në BE duhet të hartohet në tetor, ndërsa për Shqipërinë dhe Malin e Zi, duhet tu caktohet statusi i kandidatit për anëtarësim në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu shefat e diplomacisë sllovene dhe italiane shkruajmë se do tu pëlqente të shikonin fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë, ndërsa për Kroacinë negociatat për anëtarësim të përfundojnë në fillim të 2011. Kjo është letra e katërt drejtuar presidencës së BE-së në të cilën dy ministra shprehin mbështetjen për rajonin dhe nënvizojnë rëndësinë e iniciativave rajonale thotë ministria.
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00