Home | Culture | Fuqia e fjalës

Fuqia e fjalës

image
Fjala ësht lundra valavitëse që vozit në oqeanin t’onë. Po a ngjet vallë një gjë e tillë?

 

 

 

 


Vedat Kokona

 

Që nga koha e Ifigjenës e deri në ditët t’ona fjala nuk ka humbur dhe as që ka nër mënd t’a humbasë fuqin e saj.
Një ditë, në një refleks të titulluar “Mënyrë foljeje”, shkruanja: “Ndjenjat t’ona, të gjitha nuancat e psihikës s’onë shprehen me anën e të qeshurit, të qarit të kërcyerit, të kënduarit etj. Mendimet që na e përshkojnë mëndjen i rëfejmë me anën e fjalëvet që themi ose shkruajmë”.
Nuk do të kthehesha prap mbi këtë subjekt, me gjith që mund të shkruhen vëllime të tëra mbi të, po të mos më kishin thënë: ç’ësht fuqija e fjalës?
Ja një pyetje që na vihet shumë rrallë në jetën t’onë. Njerzit nuk ja vënë veshin kësaj pyetjeje që ësht një nga më të rëndësishmet dhe sidomos të kohës së sotçme.

Nxënësve të shkollës, pothuajse gjithmonë u bëjmë po atë pyetje: ç’ësht trikëndshi? Ç’ësht rethi? Trinomi? Skënderbeu? Ali Pasha etj. Kur riten e mbarojnë shkollat ata pyesin vetveten: ç’ësht jeta? Ç’ësht vdekja? Ç’janë yjtë që këputen nëpër natë? Ç’ësht qielli? Edhe vazhdojnë vallen e një jete q’i merr me rymën e saj e i shtrëngon të vijojnë një ritmë të caktuar që i shpije nga vdekja.
Dikush, të cilit i pëlqen më tepër të zbresë nga sferat stratosferike të meditacioneve dhe të hidhet në lëmën metafizik më pyeti se ç’ish fuqija e fjalës.
Nuk dinja nga t’ia mbanja. Kjo pyetje më bëri të mendoj thellë. S’e kisha dëgjuar ndonjë herë. Fuqija e fjalës! Fuqi ka era që fryn me tërbim e rrëzon pemë madhështore, fuqi ka vala e egër që ngrihet nga deti i turbulluar dhe mbyt anije; fuqi ka mëndja që krijon, dora që gdhend ose shkruan, po fjala ç’fuqi mund të ketë? Do të ketë edhe ajo një fuqi të madhe mbasi mendimet që kemi i vëmë në dukje me anën e saj. Fjala ësht pra kanalizimi i mendimeve. Themi a shkruajnë, shumë herë, atë që mendojmë. Fjala ësht lundra valavitëse që vozit në oqeanin t’onë. Po a ngjet vallë një gjë e tillë?
A nuk themi, a nuk shkruajmë shumë herë, të kundërtën e tyreve që mendojmë?

A nuk fshehim, sa e sa herë, mendimet me maskën e hipokrizis dhe të gënjeshtrës? A nuk e bëjmë të bardhën, të zezë, a nuk i themi dikujt se e duam dhe e respektojmë kur nga fundi i zëmrës na buron një përua mallkimi dhe zëmërimi?
A nuk na takon të qeshim e të kuvëndojmë përpara një njeriu të cilin e urrejmë?
Dashnorët e rinj, sapo zënë të lëkunden nga valët e dashuris, zënë e u thonë një mijë fjalë njëri tjetrit. Janë të sinqertë dhe fjalët u dalin nga zemra duke sjellë me vehte afshin e ëmbël në të cilin kanë lindur. Më vonë, pasi u vjen dita dhe futen edhe ata në vallen e martesës, ata i flasin përsëri njëri tjetrit si më parë, por vallë sa të vërteta ka midis atyre fjalëvet që nuk burojnë më nga zëmra? Burri kur s’del ndonjë pas darke nga shtëpija i thotë së shoqes që i pëlqen shumë të rijë me të pranë zjarrit, kurse në të vërtetë, ay do të kënaqej sikur të ishte pranë shokëve duke bërë një lojë të vogël.

Gruaja, në qoft e mënçur, s’do t’a besojë. Por e vërteta ësht se ajo me gjith që s’ësht e sigurtë nga ndjenjat e të shoqit prap se prap mundohet t’a ndryshojë mendimin e saj, dhe t’a puthitë realitetin në rethin e ëndrës së vet. Fuqija e fjalës së burrit ndihmon shumë në një bashkëpunim të tillë.
Burri, që ësht i shtrënguar pak nga jeta, nuk do t’i bëjë kapricet e së shoqes: t’i blejë kapellë a çantë dore, këpucë, nonjë copë të bukur fustani.
Një mbrëmje gruaja e shëkon me një buzëqeshje të lehtë. I thotë një fjalë; vetëm një fjalë të vogël. Por sa fuqi që ka ajo fjalë! Të nesërmen fustani ose kapella do të blihet dhe kaprici i gruas do të vejë në vënd.
Në shtetet e turmave, një ditë, do të flasë, prijsi. Të gjithë presin me ethe.
Prijsi flet. Zëmrat e tyre rrahin po në një gjatësi valash. Fuqija e fjalës ësht madhështore. I ngrë të gjithë në sferat e një ëndre. Një oqean i thellë buçet në zëmrat e tyre. Një oqean që sa vete ngrihet e gjëmon edhe më tepër.
Dhe unë shkruaj kur fjalët m’a mbushin shpirtin e më ngrënë disa tallaze që mundohen të vinë deri tek ju e t’u a sjellin fuqin e fjalës s’ime.

Botuar më 1939

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00