Doli në qarkullim Romani "Varri i Pagëzimit" i shkrimtarit Artan Mullaj
Libri " Varri i Pagëzimit" është realisht një nga librat që lexohen jo vetëm me kënaqësi, por dhe me një kureshtje e zhbërje e ribërje modelesh,mendimesh,përfundimesh në cdo faqe që lexohet.
Nga Anisa Hysesani
Artan Mullaj, autor i disa romaneve,novelave dhe shumë artikujve të tjerë ,shpalos pa diskutim në këtë libër pagëzimin e disajtë të suksesit dhe konsolidimit të tij si një shkrimtar me shumë vlera intelektuale, por sidomos dhe njerëzore, pasi sot vëmë re që shumë po përthithin ftohtësinë e intelektualitetit po duke harruar që baza e cdo njeriu ngelet ajo filiza fillestare nga ku merr shkas gjithcka e që sigurisht niset nga nje ëndërr e kaluar në përfytyrim dhe me pas realitet sic është Njeriu, e ky autor di më së miri të jetë i tillë: Njeri, më virtyte, teka, krijmtari , pasion për dhe në veprat e tij, me habinë filozofike të qënies por dhe me parashtrimin e bukur të së përditshmes, te ajo thjeshtësia gjen burimin e tij të madhështisë që e ngre peshë fjalën e tij teksa përshkruan detajet e shpirtit të tij të fantazisë,imagjinatës dhe përfytyrimit.Ky autor ka vulosur kapërcimin e kufirit të një shkrimnaje mediokre dhe me këtë roman ku ka dhënë gjithcka por jo shterrimin e gjtihckaje cilësore nga vetja, pasi akoma pritet shumë mbas këtij romani që duhet të entuziasmojë lexuesin shqiptar , sepse po një autor shqiptar po kap nivelet dhe pse jo deri në superim të romaneve më të famshëm.
Libri Varri i Pagëzimit është realisht një nga librat që lexohen jo vetëm me kënaqësi, por dhe me një kureshtje e zhbërje e ribërje modelesh,mendimesh,përfundimesh në cdo faqe që lexohet.
Aty të parashtrohet nisja e një misteri që rrënjët i shtrin po aq sa në të shkuarën , aq dhe në të ardhmen e njerëzve që e mbartin atë, në dijeninë ose padijeninë e tyre.
Është bukur të jesh në jetën e këtij libri sepse është aq i gjallë sa duket sikur autori në cdo moment është duke prekur jetëzën e cdonjërit prej nesh .
Personazhet janë karizmatikë, të dobët, të frikësuar, kurajozë,aventurierë.
plot larmishmëri dhe secili mundohet të depërtojë thellë në vete ose te ketë një pikëtakim të qartë jo vetëm me veten po dhe me botën me gjithësinë.
Shpesh here kjo ndodh duke kaluar kujfitë e moralitetit , shpesh herë duke i respektuar deri ne fanatizëm , por cka është më e rëndësishme është që kufiri i brishtë i mëkatit ndodhet aty, duke të të rrezikuar gjithmonë brendësinë tënde, marrëdhëniet me të tjerët,me vlerat…apokalipsi afër….ose ndërkohë dhe ne akoma nuk e kuptojmë.
Mund të mendohet si cdo roman që ka në brendësi të njëtat dashuri, urrejtje , intriga etj.
Por ky mendim do ishte shumë sipërfaqësor pasi, dallimi bëhet që në momentin kur autori mundohet të përshkruajë dhe ja arrin në mënyrë cilësore që ti ofrojë lexuesit një botë te gjallë të brëndshme të njeriut qofte ai njeri i zotit , qoftë njeri që beson në zot ose jobesimtar. Duke synuar në këto ndasi autori jep mesazhin e bashkimit të zemrave, e mposhtjes se paragjykimeve në mënyrë shumë delikate dhe fine, që mesazhi të vijë ashtu si duhet, ashtu sic vetëm një shkrimtar elitar në shpirt, do të mund ta bënte.
Është një roman ku nuk ka rëndësi shtresa sociale,ku nuk ka rëndësi cfarëdolloj dalimi tjetër krahinor , fetar, politik sepse nuk të duhet të kalosh nën lekurën dhe hamendësimin e autorit pasi autori vetë vjen te gjithësecili , në mënyrën më natyrale të mundshme, ai ka zbërthyer historinë e madhe të cdo pike ujë që jemi ne të ndarë, duke na bashkuar në larmishmërinë dhe madhështinë e universales që ai ka krijuar dhe që jo domosdoshmërisht ndodh në një vënd të madh , mund të ndodh diku në një vënd të vogël e të bukur, ku e brëndshmja ndizet pa qënë i nevojshëm një metropol si vendodhje historie, mjafton një burim i vogël që ndez epshe , histori, pasione oridenere ose jo , të zakonshme e të pa precedenta po ama cdo element është kujdesur me shumë kujdes në të që të nxjerr ne cdo faqe nga pak thelb, nga pak ne, nga pak Jetë
Është si një gotë verë e kuqe ky roman, të jep thellësinë dhe cilësinë e një vere të vjetër që autori me shume bujari po na i servir , shijen e mirë të një leximi jo ordiner dhe të të menduarit që vërtet e nesërmja mund të mos jetë, po kjo nuk do të thotë
që duhet të izolohemi në vetvete, të bëjmë sikur, të tëhujëzohemi nga të gjithë…
Jeta është mister dhe cdo sekondë që kalon para nesh, nëse do dimë ta kapim do formojnë në mënyrë të qartë copëzën e së vërtetës tonë…Mos vononi sekondin tuaj, rrëmbejeni këtë roman e zhytni në një botë që i përket secilit parashtruar në më të bukurën forme: Jeta Jonë….Varri i Pagëzimit.. Aty ku jeta dhe vdekja janë të pazgjidhshme.
Comments (0 posted)
Post your comment