Përurohet "Rruga e Paqes"
"Rruga e Milleniumit për Paqen" në Tiranë, që do të jetë në hyrje të Liqenit Artificial parashikon që drejtuesit e vendeve të ndryshme të botës...
Sot, në ora 11:00, nën kujdesin e Presidentit të Republikës përurohet projekti, duke dhënë edhe një mesazh simbolik. Në aktivitetin e organizuar nga Presidenti i Republikës, do të jenë të pranishëm edhe Kryeministri Berisha si dhe kreu i Bashkisë Tiranë Edi Rama.
Presidentët e 28 shteteve të botës i janë përgjigjur ftesës së Presidentit të Republikës Bamir Topi për të sjellë mbishkrimet e tyre që do të vendosen në rrugën e Paqes në 7 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës.
"Rruga e Milleniumit për Paqen" në Tiranë, që do të jetë në hyrje të Liqenit Artificial parashikon që drejtuesit e vendeve të ndryshme të botës, të sjellin në Tiranë për ta bërë pjesë të kësaj rruge një pllakë, ku është gdhendur emri i udhëheqësit dhe vendi i tij.
Comments (0 posted)
Post your comment