23 Prilli - Ditë Botërore e Librit
“Botuesit, bibliotekat, lexuesit dhe shitësit e librit, duke afirmuar Ditën Botërore të Librit dhe leximit, do afirmonin paqen dhe edukimin e përhershëm të njerëzimit. Çfarë dite e bukur do të ishte kjo ..!
Qazim Azizi
Kjo datë simbolike e për shënimin e Ditës Botërore të Librit ka si fillim shekullin 17. Ideja e kësaj “feste” e ka origjinën në Katalonja e Spanjës ku princi i saj i jepte një trëndafil dhuratë cilit do qytetar/lexuesi për çdo libër të blerë.
UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë) zgjodhi këtë datë edhe si përkujtim të Kolosëve botëror të letërsisë së shkruar në mënyrë që të inkurajojë të gjithë njerëzit e në veçanti të rinjtë, që ata vet të zbulojnë kënaqësinë e leximit të librit si dhe respektin e pazëvendësueshëm që ata ndjejnë ndaj tij.
Sllovenia dhe kryeqyteti i saj Lubjana, sivjet janë mikpritës të ngjarjes më të rëndësishme të promovimit të librit, të leximit, të autorëve dhe të drejtës së autoriale i emëruar si “Kryeqyteti Botëror i Librit 2010/11”. Përzgjedhja e Lubjanës si Qytet i Librit ishte bërë në takimin e përfaqësuesve të tri bordeve profesionale të UNESCO-s (IFLA, IPA dhe IBF ), që përfaqësojnë “Industrinë e Librit’’. Pse po e them këtë fakt, sepse një entuziazëm i lartë kryebashkiakut të Lubjanës dhe angazhimi i një infrastrukture të tërë njerëzish dhe ekspertësh për të mbështetur librin dhe leximin, duke përfshirë këtu botuesit, bibliotekat dhe libërshitësit ishte vendimi më i qëlluar dhe më i drejtë i UNESCO-s.
Në Kosovë gjatë këtij muaji është duke ndodhur “Java e Bibliotekës” si ngjarje të rëndësishme kulturore, kurse gjatë muajit maj do të zhvillohen edhe së paku dy a tri ngjarje tjera për dhe rreth librit; “Mitingu i Poezisë” Gjakovë dhe dy “Panaire të Librit”, në Prishtinë.
Biblioteka e Gjilanit në kuadër të kësaj dite botërore të Librit respektivisht “Javës së bibliotekës”, ka vendosur për disa aktivitete të saja modeste lidhur me librin dhe afirmimit të tij. Stafi i bibliotekës është angazhuar që libri t’i paraqitet lexuesit dhe publikut Gjilanas përmes një Ore letrare, ekspozitë të librave të autorëve të Anamoravës, të një nisme të Sektorit të Hulumtimit dhe Zhvillimit të bibliotekës për sensibilizimin e librit në të gjitha Bibliotekat Shkollave të Komunës etj. Vitin që shkoi, biblioteka kishte promovuar Letërsinë dhe autorët më të njohur Frëng.
Analfabetizmi brengë e Kosovës por edhe botërore
Kjo ditë sivjet do të duhej të ishte çështje edhe për faktin e iniciativës së gjerë të UNESCO-s që vitet (2003-2012), të shpallen Dekada e afirmimit të lirisë dhe të drejtave për shkollim dhe arsimim si dhe çrrënjosjes së analfabetizmit dhe, në këtë rast duke bërë thirrje për një emancipim më të ndjeshëm për librin dhe shpërndarjen e tij. UNESCO me këtë rast ka pasur në vëmendje faktin e ndikimit të librit si një medium i madh në jetën e grave dhe burrave, si dhe të grupeve dhe shoqërive të margjinalizuara, apo siç quhen shpesh “Bota e tretë”. Në këtë rast ky institucion i lartë i Kombeve të Bashkuara ka ngritur çështjen e mësimit, të leximit, të shkrimit dhe shfrytëzimit të librit në biblioteka si çështje urgjente edhe në shoqëritë me të zhvilluara apo thënë shkurt ndikimin kulturor në globalizimin e arsimimit.
Libri, si instrument i dijes, është dhe një mjet për fuqizimin, shtyrjes përpara të çështjes së përmbushjes së misionit për arsimim të çdo personi në secilin cep të rruzullit. Në këtë mënyrë ai kontribuon në gëzimin e të drejtës universale për arsimim dhe për pjesëmarrje efektive të çdo individi në jetën sociale, politike dhe kulturore. Për më tepër, duke pasur parasysh se së fundmi është festuar 60 vjetori i Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut, duhet theksuar edhe atë se librat nuk do të kishim shkëlqimin dhe rëndësinë e tyre, nëse nuk do të garantohej qarkullimi i lirë i tyre si dhe qasja e lirë në bibliotekë. Shqetësimi në lidhje me lëvizjen e lirë të ideve dhe të fjalës së shkruar dhe mos censurimi i tyre, janë të përcaktuar me të Drejta dhe liritë të aprovuara nga organizma të ndryshëm kombëtar e ndërkombëtar. Me këtë do të shtojmë se duhet të mbahet gjallë fryma e promovimit dhe qasjen universale në libra .
Siç mund ta shikoni, me këtë rast te ditës Botërore të Librit dhe drejtës së autorit, UNESCO, ka bërë thirrje për të gjitha vendet për të gjithë partnerët dhe miqtë e saj që të bashkohen në reflektimin të përbashkët që libri dhe politikat arsimore e kulturore në tërë rruzullin të zënë vend në agjendat shtetërore.
Biblioteka Digjitale Botërore
Përveç kësaj iniciative të UNESCO-s për festimin e Ditës Botërore të Librit, për opinionin e gjerë është i njohur edhe fakti i ekzistimit të “Bibliotekës Digjitale Botërore”/ “World Digital Library” dhe EUROPEA të cilat gjatë tërë kohës janë në dispozicion on- line, dhe pa pagesë përmes internetit mundë të komunikojmë dhe të nxjerrim/marrim komente librash, njoftim për libra dhe autorë më të rinj, si dhe materialet më të rëndësishme kulturore nga vendet e ndryshme të botës. Lidhur me këtë, si objektiva kryesore të Bibliotekës Digjitale Botërore / WDL rrjedhin:
- Nxitja dhe mirëkuptimi ndërkombëtar, ndërkulturor dhe ndërfetar;
- Shtrirje e vëllimit të materialeve me përmbajtje shumëkulturore në internet;
- Sigurimi i kushteve për edukatorë, shkencëtarë si dhe audiencë shkollore në përgjithësi;
- Ngritja e kapaciteteve për partneritet mes institucioneve në mënyrë që të ngushtohet hendeku digjital brenda dhe midis vendeve.
Edhe pse përzgjedhja e fondeve librare në biblioteka në botë dhe te ne, akoma nuk është e mirë, as e mjaftueshme, besohet se kjo do të rritet me kalimin e kohës, në një bashkëpunim midis bibliotekës, librarëve e lexuesit dhe me pjesëmarrjen edhe të institucioneve kulturore kjo do të arrihet.
Një botues i madh i veprave të Shekspirit në një rast kishte thënë:
“Botuesit, bibliotekat, lexuesit dhe shitësit e librit, duke afirmuar Ditën Botërore të Librit dhe leximit, do afirmonin paqen dhe edukimin e përhershëm të njerëzimit. Çfarë dite e bukur do të ishte kjo ..!
Dhe krejt në fund nuk do të isha i sinqertë me lexuesin sikur të mos i tregoja se pjesë të shënimeve, informacioneve dhe statistikave janë të marra nga revista si dhe Web faqe elektronike të njohura botërore që përcjellin këto dukuri, në mesin e të cilave:
- Guidelines for librarians: Using research to promote literacy and reading in libraries;
- Libraries in the digital age: (http://www.ifla.org/en/events/libraries-in-the-digital-age-lida-2010/11);
- Reading Groups for Everyone: Promotions for adults; (http://www.readingagency.org.uk)
- Building peace in the minds of men and women: http://www.unesco.org/new/en/unesco/
- World Book and Copyright Day - April 23: http://www.unesco.org/new/en/unesco/
Comments (0 posted)
Post your comment