Një punim "Raphaelian"
Punime të tilla "Raphaeliane", sot janë tepër të pazakonta, dhe rrallëherë qytetarët e apasionuar nga artet pamore mund t’i përjetojnë ethet e strukturës "Raphaeliane" nëpër galeri artesh pamore.
Nga Bujar Plloshtani
9 Qershor 2011.Ky punim artistik i punuar në strukturë nga Profesor Aqim Ibrahimi, konsiderohet si strukturë e punuar natyrale me formë teksture, që përkon me artin e renesansës që kujdes të veçantë këtij zhanri i kushtoi artisti i famshëm italian Raphael. Kjo strukturë e ideuar dhe konstruktuar nga Prof. Aqim Ibrahimi, shfaq një model artistik në vete që është pothuaj i pazakontë për artistët e këtushëm. Brenda strukturës duken kokërra të imëta kristali që ndrisin harmonishëm në krejt pamjen, dhe format strukturale të gurit kapin ndryshime natyrore, ku vende-vende ka ngritje të strukturës së gurit që e bën krejt estetik punimin.
Struktura është punuar krejtësisht me dorë duke përdorur dhe ngjyrat gri me kristale të bardha që farfurisin në hapësirën ku janë përdorur teknikat e gurit, tekstura. Punime të tilla "Raphaeliane", sot janë tepër të pazakonta, dhe rrallëherë qytetarët e apasionuar nga artet pamore mund t’i përjetojnë ethet e strukturës "Raphaeliane" nëpër galeri artesh pamore. Kjo strukturë ka në vete hijedritën ngjyrë hiri dhe të bardhë, e cila vende-vende shfaqet si shtresa të ngritura në mur që japin përshtypjen e një vargmali piktoresk. Ky punim në fjalë i përket formave strukturale të gurit, ku ndër tjerash punimi struktural i gurit i punuar në këtë gjendje e bën për syrin e njeriut edhe më të magjishëm se kurrë.
Comments (0 posted)
Post your comment