Home | Culture | Piramida dhe identiteti urban i Tiranës

Piramida dhe identiteti urban i Tiranës

image
Përse është i rëndësishëm identiteti urban shumë pak i trajtuar në tërë Shqipërinë,me theks të veçanet në Tiranë. Sa lehtë e anashkalojmë e harrojmë ekzistencën tonë në këto hapësira.

 

 

 

 

Arch. Ylber Vokshi -Ylli

 

 

“Të transformojmë ‘godinën’ e kokës, e jo të shembim godina” - Dritëro Agolli

‘Tirona’ pa dyshim e ka sheshin qendror ndër ma të bukurit në Evropë, dhe për ketë qytetarët dhe pushtetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë nuk besoj se janë të vetëdijshëm. Duhet të jemi realistë, nuk është kjo “meritë” e shqiptarëve, por duhet falënderuar arkitektët dhe urbanistët italianë që vendosën bazat e kryeqytetit shqiptar në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar. Askush nuk ka të drejtë të mohojë kontributin e shumë gjeneratave, që vepruan për të funksionalizuar ketë shesh në vitet e bujshme, me ndodhi të çuditshme politike nga regjimet e ndryshme politike të udhëhequr nga personaliteti të dyshimta politike.

A thua nuk janë ngopur shqiptarët me shkatërrimet marramendëse të gabuara, në tërë Shqipërinë pas viteve të luftës së dytë botërore me rrënimin e mijëra objekteve sakrale (fetare) dhe të tjera, si dhe pas viteve të nëntëdhjeta pas rënies së regjimit ma të egër në Evropë, që në thelb e shkatërroi celulën ma të rëndësishme të një populli-familjen. Në ato eufori ogurzeze u zhdukën edhe shumë relikte dhe monumente kulturore dhe arkitektonike të kohës, të cilat sot do të na shërbenin për të iu treguar gjeneratave të ardhshme së si ka funksionuar ajo shoqëri në pesëdhjetë vitet e ati regjimi totalitar, të cilin e kanë vështirë ta hulumtojnë edhe ekspertët ma të njohur ndërkombëtar pasi janë zhdukur shumë dëshmi të asaj kohe. Për hir të një kulture primitive hakmarrës që deri diku mundej të arsyetohej, u bënë shkatërrime të pa logjikshme të cilat pik së pari kanë varfëruar hulumtimet dhe analizat e detajuara faktikë-historike për atë periodë të kaluar.

Sot në shekullin e ri në shenjë të një hakmarrje primitive është vendosur të rrënohet objekti i qendrës kulturore të cilën vetë “demokratët” ia ndryshuan destinimin. Nga “mauzoleu” i xhaxhit Enver të cilit gabimisht shqiptarët i “besuan” pesëdhjetë vite, u transformua, u rindërtua në Qendër Ndërkombëtare të Kulturës me emrin Pjetër Arbnori, apo ndryshe e njohur si Piramida. Ajo në vitet e demokracisë ishte një hapësirë publike rreth të cilës banorët e Tiranes mund të shëtisnin, të takoheshin, të këmbenin mendime konstruktive, etj. Piramida ishte ndër të paktat ndërtesa qendrore në Tiranë të hapura për publikun të cilën duhej çmuar. Në këtë aspekt, vendimi për prishjen e Piramidës është identik me vendimin për ngritjen e saj, veprim autoritar. Problemi si gjithmonë është se në vend që të diskutohet mbi interesin publik, politikat ndërtohen mbi interesat e ngushta partiake dhe klanore.

Për të ndërtuar Parlamentin e ri të shtetit Shqiptar ka zgjedhur një projekt të arkitektëve nga Austria në një konkurrencë të 32 studiove ndërkombëtare. Një proverb e vjetër popullore thotë se “për shije nuk duhet diskutuar”, duhet respektuar vendimin e jurisë ndërkombëtare. Problem paraqet lokacioni ku do të duhej ndërtuar Parlamentin e ri, që të gjithë shqiptarët do të dëshironin ta hapin në një qind vjetorin e pavarësisë të shteti Shqiptarë në nëntor të vitit 2012, për mendimin tim profesional do të jetë shumë vështirë të arrihet ai afat!. Përse u harrua konkursi ndërkombëtar për Parlamentin e ri të para disa viteve, lokacioni ishte ai i Parlamentit aktual, kishte fituar një arkitekt italian, nëse nuk gaboi autorin e punimit fitues.

Ndoshta edhe naiviteti bën që të ngatërrohet të kuptuarit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, e mu këtu qëndron çështja e trajtimit profesional të lokacionit për Parlamentin e ri. Merren vendime të çuditshme politike në Parlamentin e shtetit, se në emër të luftimit të regjimit të kaluar do të rrënohet një objekt që pas viteve nëntëdhjeta vet pushteti demokratik investoi miliona lek për të bërë transformimin e tij duke ia përshtatur nevojave të asaj kohe. Ishte normale për të ardhmen. Kjo praktikohej gati në të gjitha shtetet demokratike, në tërë botën, edhe se kishte premisa ideologjike të cilat askush nuk dëshiron t’i harron. E kemi obligim për të iu treguar gjeneratave të ardhshme se si kanë jetuar paraardhësit e tyre, në kushte mizore ekzistenciale që kishte ditur në mënyrë të pa imagjinueshme të ia impononin popullit të vet regjimi komunist i kaluar. Duhet kuptuar se ndërtimi i godinës së re të Parlamentit të Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi gërmadhat e botës së vjetër, duke pretenduar botën e re, kjo është anomali në vetvete.

Përse është i rëndësishëm identiteti urban shumë pak i trajtuar në tërë Shqipërinë,me theks të veçanet në Tiranë. Sa lehtë e anashkalojmë e harrojmë ekzistencën tonë në këto hapësira. Gjithnjë nuk e kemi vlerësuar të kaluarën e jonë e cila ma së miri identifikohet me objektet të cilat çdo shoqëri në mënyrë institucionale i ruan për të treguar dhe dokumentuar lashtësinë e vet e ne mu këto vlera historike dhe arkitektonike i kemi zhdukur përpara,e të njëjtën gjë jemi duke bërë edhe sot me tendencë të rrënojmë një objekt i cili personifikon një të kaluar të afërt tragjike të popullit shqiptar,kjo është e pa falshme.

Të supozojmë se farë nuk është i rëndësishëm ky objekt, dhe lokacioni i tij që si duket po pretendohet të përvetësohet nga klasa aktuale politike. Shtrohet pyetja logjike ku është identiteti urban i një vendbanimi të vjetër, qytetit të Tiranës. Ruajtja e identitetit burimor, avancimi i tij si dhe harmonizimi me karakterin e përbashkët gjithnjë ka qenë imperativ i çdo shoqërie, e ne shqiptarët po veprojmë në mënyrë vandale me rrënimin e tyre sistematik pa dhanë askush përgjegjësi. Kjo mënyrë e veprimeve në të njëjtën kohë shkatërron edhe trashëgimin e qytetit, e cila rrënjësisht ndikon në identitetin e qytetit pasi gjeneratat e reja as që e dinë se nga i kanë rrënjët nga kanë ardhur. Identiteti urban na rikujton që brezat e rinj të mos e harrojnë diktaturën komuniste,dhe pasojat me të cilat do të përballen me siguri gjeneratat e ardhshme. Në fund të fundit, Piramida do të na shërbej si kujtesë për të kaluarën për të mos e lejuar të na përsëritet më, në asnjë mënyrë.

Sa është i domosdoshëm të jetë në qendër të kryeqytetit godina e Parlamentit të ri të shtetit Shqiptar?. Rrezikohet që të eliminohet një hapësirë publike në qendrën e ngushtë të Tiranës, që sot përdoret nga qytetarët e thjeshtë të saj. Nuk do të preferoja të jetë një objekt i izoluar publik, pa marr parasysh arsyetimet e autorëve austriak të punimit fitimtar në konkurs. Do të ishte më mirë që Parlamenti i ri të vendoset në një zonë ekskluzive të Tiranës ku të zgjedhurit e popullit do të vepronin ne qetësi e në të njëjtën kohë të jenë transparent ashtu si ka qenë ideja e autorëve të projektit. Ketë qasje arkitektët austriak shume lehë me ca ndryshime të vogla teknike munden ta realizojnë në projektin kryesor. Parlamentet në shumë shtete janë në qendër të Kryeqytetit thjesht se në kohën kur janë ndërtuar, ai ka qenë niveli i zhvillimit urban të tyre. Sot është absurde të kërkohet që më çdo kusht ai të jetë në qendër të kryeqytetit apa të rrënohen objekte të tëra për të lëshua vendin një godine të tillë.

Kishte shumë debate në shtypin shqiptarë dhe në media televizive dhe elektronike në mes të profesionistëve të ndryshëm si arkitektëve, urbanistëve intelektualëve të varur edhe të pavarur, akademikëve, aktivistëve politikë dhe të shoqërisë civilë shqiptarë, të cilët kishin mendime të ndryshme lidhur me lokacionin e ndërtimit të tempullit të Shtetit Shqiptar. Por ajo kryesorja, nuk kishte argumente bindëse profesionale se duhet luajtur me identitetin urban të Tiranës, ashtu si dëshirojnë disa, pa e respektuar atë për hir të ardhmes së shtetit Shqiptar. Po të ishin dokumentet hapësinor dhe urbane të punuara dhe të aprovuara, atëherë nuk do të kishte mundësi të parashtrohen këto dilema.

Kjo çështje nuk i përket vetëm një objekti që tentohet të rrënohet, por është e ndërlidhur me filozofinë jetësore të mjedisit ku jetojmë e veprojmë, andaj duhet të analizohen vetëm veprimet tona aktuale me Piramidën. Është koha e fundit që kokat e kthjellëta intelektuale shqiptare të reagojnë me vendosmëri në këto veprime për të mirën e të gjithë neve dhe gjeneratave të ardhme.

(Autori është Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00