Panairi i Librit Ulqin, më 23-30 Korrik
Panairi i Librit në Ulqin do të organizohet në periudhën 23 – 30 Korrik 2011, në vendin e quajtur Plazhi i Vogël, pranë lokalit të njohur “Hollegro”.
Nga 23–30 Korrik, në shëtitoren e Plazhit të Vogël në Ulqin organizohet Panairi i 11-të i Librit. Këtë vit organizatorë të këtij panairi do të jenë Shoqëria e Librit Shqip, Tiranë, dhe komuna e Ulqinit. Gjatë kësaj jave, përveç takimit të librit me pushuesit e shumtë në bregun e Ulqinit, do të jenë të ftuar shumë shkrimtarë, poetë, akademikë e politikanë të niveleve më të larta nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja etj.
Nga fusha e kulturës i ftuar i veçantë do të jetë edhe Bajram Kosumi, ish–kryeministër i Kosovës, aktualisht studiues i njohur, për veprën e të cilit do të organizohet një mbrëmje e veçantë.
Nga fusha e politikës dhe e administratës shtetërore do të jenë: ministrja e Shkencës dhe Teknologjisë së Malit të Zi, Sonja Vllehoviç; ministrja në detyrë e Kulturës ë Shqipërisë, Suzana Turku; ministri i Kulturës së Kosovës, Memli Krasniqi, të cilët do të jenë të pranishëm në ceremoninë e çeljes së Panairit dhe programin artistik të përgatitur me këtë rast. Në këtë edicion do të marrin pjesë rreth 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Kroacia etj.
Comments (0 posted)
Post your comment