Home | Culture | "Letërth mbi kohën", Kundrejt letrës së Poetit

"Letërth mbi kohën", Kundrejt letrës së Poetit

image
Sot, nuk mund të besosh në asgjë, as tek politika, as tek individi, as tek ideologjitë mistike. Madje dhe një ide e re të servohet për të mirën e shoqërisë, mund të cilësohet si një ide e rrezikshme. Andaj, kritika dhe ideja janë për një shoqëri që ka prekur majat e Olimpit, e jo për shoqëri që janë krisur si qelqi natën. 

 

 

 


Nga Bujar Plloshtani

 

(Përgjigje shkrimit “Letër e hapur dedikuar për së gjalli poetit e mendimtarit të ri”, të Remzi Salihut)

 

Përkundrazi, unë kërkoj të jem i vetmuar. Të mos më përgjigjet askush në vështrimet e diktuara filozofike që korrespondojnë me natyrën fizike, dhe në proceset krahasuese kushtuar njohjes së botës bashkë me problemet e ndryshme sociale e politike. Nuk është e vërtetë se të gjithë janë prirur të kritikojnë të keqen e përgjithshme që ka kapluar shoqërinë në këtë kohë moderne. Konsideroj se janë të paktë ata individe që kritikojnë të keqen sipas një bindjeje esenciale që qëndron drejt mendimit produktiv, sepse jo të gjithë janë të ngjashëm me vetveten. Kritika kërkon njohje dhe drejtësi. Sot, kritika është e lidhur ngushtë me interesin e çështjes, dhe ai individ s’ka si të kritikojë në mënyrë neutrale një politikë të djathtë, ose të majtë. Jo të gjithë, pra turmë individësh mund të japin një ide konkrete që mund të sugjerojnë një politikë të kthyer përmbys. Sepse ai është brenda llojit të tyre, dhe ai humbet krejtësisht ndriçimin duke u shndërruar në një vlerë tjetër të huazuar. Mund të konsiderojmë se ka pak individ që kritikojnë në bazë të logjikës së shëndoshë, dhe më shumë individ që përkojnë me motivin e interesit të njërit krah politik, ose tjetrit. Sepse, ai përfiton në kohë, por jo dhe në hapësirë. Individi, sot nuk është ai që ndryshon botën, por ai që pasqyron realitetin e tij të hidhur të zhytur brenda llumit të tij, dhe që e tejngop përtej të zakonshmes. Askush nuk më bind, se sot, individi mund të jetë i besueshëm në detyrat e tij, por më shumë mund të jetë i kthyer nga çështja e tij duke e fundosur të mirën e domosdoshme të gjithëkujt.

Sot, nuk mund të besosh në asgjë, as tek politika, as tek individi, as tek ideologjitë mistike. Madje dhe një ide e re të servohet për të mirën e shoqërisë, mund të cilësohet si një ide e rrezikshme. Andaj, kritika dhe ideja janë për një shoqëri që ka prekur majat e Olimpit, e jo për shoqëri që janë krisur si qelqi natën. Këtu, nuk ka as ide, as kritikë bon sens, thjesht nuk ka asgjë. Kjo tregon se shpirti i gjithëkujt është shndërruar drejt shkretimit. Si mund ta kapërcejmë këtë fatalizëm? Gjithnjë me ide të reja që kanë për synim ndryshimin e gjendjes kaotike, pastaj me një politikë modeste të moderuar nga çështja vetjake…
Në esenë time “Letërth mbi kohën” kam theksuar se “vetvetja është e keqja jonë”, për të cilën ti e shmange mendimin tim duke e hedhur kategorisht poshtë, edhe atë duke thënë: nuk qëndron. Përpiqem të rikthehem në dyert e reja duke e pranuar mendimin ndryshe! Ndërsa, ti po e arsyeton mendimin tënd duke e dhënë dhe argumentin: “ngase vetvetja mund të korrigjohet e mbarësohet e drejtohet, largohet, kur ka vullnet dhe dije verifikuese globale. Sepse mbi këtë të keqe ka edhe një forcë tjetër të mirë, më të madhe se sa dështimi i përkohshëm”. Po të shkruaj hapur se filozofi gjerman Friedrich Nietzsche në një vijë me mua thotë: “armiku më i rrezikshëm që mund të takosh do të jetë gjithmonë vetja jote”. Dhe, si do ta kundërshtosh mendimin ndryshe të tij, kur gjithçka peshon në vendin e duhur?! Jo gjithherë të detyrohemi për hir të modestisë të pranojmë mendimin ndryshe, i cili në thelb është jo adekuat. Jo!

Vetja jonë është ajo që përcakton fatin tonë, andaj çdo përpjekje për ta rikthyer në triumf vetveten duke e solidarizuar apo dhënë kahje jeshile do të mund t’ia bënim vetëm qejfin vetes, dhe asgjë më shumë. E respektoj mendimin tënd, mund dhe ta pranoj, sepse e keni bluajtur ju, por nuk mund ta përvetësoj mendimin duke i ngritur duart përballë qiellit!

 

 Letërth mbi kohën:

http://www.klosi.org/news/klosi_news_oponion/3026.html

 


Letër e hapur dedikuar për së gjalli Poetit e Mendimtarit të Ri:

http://www.klosi.org/news/klosi_news_oponion/3133.html

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00