Çmimi Nobel për Paqe 2011
Presidentja e Liberisë, Ellen Xhonson Sirlif, Lejmah Gbmove nga Liberia dhe Tavakul Karman nga Jemeni kanë fituar çmimin Nobel për Paqe.
Tre femra janë fituese të çmimit Nobel për Paqen për vitin 2011. Akademia ka shpallur fituese Ellen Johnson Sirleaf, Leymah Gbowee dhe Tawakkul Karman, “për betejën e tyre paqësore për sigurinë e grave dhe për të drejtat e tyre për pjesëmarrje të plotë në procesin e ndërtimit të paqes”.
Ellen Johnson Sirleaf është femra e parë e zgjedhur në krye të një shteti në Afrikë (Liberi), Leymah Gbowee është aktiviste paqeje, ndërsa Tawakkul Karman është një ndër figurat udhëheqëse të lëvizjes demokratike në Jemen.
Gjatë shpalljes së çmimit, kryetari i Komitetit të Nobelit, Thorbjorn Jagland u shpreh: “Nuk mund të kemi demokraci dhe paqe të qëndrueshme në botë, nëse gratë nuk kanë të njëjtat mundësi si burrat për të influencuar në zhvillimet e të gjitha niveleve të shoqërisë”.
Tre fitueset do të ndajnë mes tyre çmimin prej 1.5 milion dollarësh.
Comments (0 posted)
Post your comment