Home | Culture | Në përvjetorin e Shoqatës “Pushkin”

Në përvjetorin e Shoqatës “Pushkin”

image
4 vjetori i themelimit të Shoqatës së Artistëve “Pushkin” zanafillën e ka pikërisht më 22 Tetor 2007, atëherë kur i jep jetë manifestimit letrar “Poezia, art i fjalës”, të cilin e zgjeron edhe një vit më pas në edicionin e dytë.

 


 
 

 Nga Bujar Plloshtani*

 

 

 

4 vjetori i themelimit të Shoqatës së Artistëve “Pushkin” zanafillën e ka pikërisht më 22 Tetor 2007, atëherë kur i jep jetë manifestimit letrar “Poezia, art i fjalës”, të cilin e zgjeron edhe një vit më pas në edicionin e dytë. Gazeta e njohur shqiptare “Shqip” i kushton vëmendje aktivitetit poetik “Poezia art i fjalës”  me artikullin “Një komb, shumë vargje”. Po në të njëjtin vit boton edhe librin me poezi të zgjedhura me poetët pjesëmarrës në manifestimin letrar “Poezia, art i fjalës”.
Një vit më vonë, me 18 Prill 2008 Shoqata e Artistëve “Pushkin” në kooperim me Komunën e Sarajit menaxhojnë forumin shkencor “Veprimtaria mbi veten”, të pranishëm ishin artistë, poetë, piktorë, përkthyes, pedagogë. Të pranishmit paraqiten punimet e tyre dhe planet e ardhshme pëgjatë karrierës së tyre shkencore. Shoqata e Artistëve “Pushkin” u ndau mirënjohje për të gjithë intelektualët e pranishëm, të cilët u vlerësuan për kontributin dhe përpjekjen e dhënë për hir të shoqërisë dhe karrierës.
Ndërkohë vlen të veçohet edhe bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Tetovës, për organizimin e një ore letrare me intelektualë e poetë nga diaspora e vendi, si Kolec Traboini, Ilirjana Sulkuqi, Vitore Sallaku, Dilaver Baxhaku, Puntorie Ziba etj.
Më vonë në vitin 2009 u bë iniciatore e botimit të librit filozofik “Traktati mbi arsyen e mendimit”, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tetovës.
Ndërsa në vitin 2010, aktiviteti botues u pasurua përmes librit me poezi filozofike “Mbi arsyen e fjalës”  me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës maqedonase.
Shoqata e  Artistëve “Pushkin”, stafi drejtues i saj, ka ndarë çmimin e “Mirënjohjes” agjencisë informative “ikub.al”, me tekstin vlerësues “Për kontributin e vyer në gazetari dhe informacion”.  Një vlerësim, që natyrisht vjen mbi të gjitha duke pasur parasysh lëmin e informacionit  “online”, ku “ikub” është një nga portalet më të plota përsa i takon informimit në një larmishmëri drejtimesh.
Së fundmi, Shoqata e Artistëve “Pushkin” ka organizuar dhe drejtuar takimin poetik “Kujtojmë yjet letrare” me poetët e ndjerë Nexhat Pustina dhe Mustafa Laçi, ku ndër tjerash ndau mirënjohjet për dy poetët me tekstin vlerësues: (Për kontribut të vyer në lëminë e kulturës, letërsisë dhe arsimit shqip)  (2010).

 

Botimet:

“Antologjia e poezisë shqipe”  me poetët pjesëmarrës (2008)
“Antologjia e lirikës shqipe”  Valbona Zunçe (2008)
“Gurët zbardhin natën”  Dhimitër Pojanaku (2008)
“Perla e poezisë botërore”  Bujar Plloshtani (2008)
“Dramaturgjia e Haki Stërmillit”  Doc. dr. Hasan Hoda (2009)
“Traktati mbi arsyen e mendimit”  Bujar Plloshtani (2009)
“Mbi arsyen e fjalës”  Bujar Plloshtani (2010)
 
 
 
 
 


  *Kryetar i Shoqatës së Artistëve “Pushkin”

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00