Presidenti Topi viziton Panairin e Librit
Presidenti Bamir Topi vizitoi sot Panairin e Librit që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Presidenti Bamir Topi vizitoi sot panairin e librit që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në një prononcim për mediat kreu i shtetit shprehu kënaqësinë për faktin se shikon shumë njerëz, e mbi të gjitha brezin e ri që vë kontakt me librin. “Sot është bota e teknologjisë moderne e shumë të rinj duan ta përdorin internetin por më vjen mirë që nuk e kanë humbur interesin për librin. Unë meqënëse jam në këtë panair dëshiroj t'i rikthehem edhe njëherë një figure sikurse është Alizot Emiri të cilin e pyetën çfarë bën - tha “shes mendjen e botës”.
Vërtet Panairi këtu falë organizatorëve e përkushtimit të tyre bëhet më i bukur me shumë tituj por do të thotë se këtu është një koncentrat i fuqishëm i mendjeve krijuese qofshin figura shkrimtarë klasik të botës moderne, apo edhe shkrimtarë shqiptarë, me emër apo atyre që e kanë përzier bukur politikën me librin”, theksoi Topi.
Comments (0 posted)
Post your comment