Home | Culture | Të mbrohet flamuri i Kombit

Të mbrohet flamuri i Kombit

image
Ky flamur simbolizon historinë, po se po, por edhe të ardhmen.  Si i tillë, rreth këtij flamuri duhet të mblidhen të gjithë, ta respektojnë e ta nderojnë, por mbi të gjitha ta mbrojnë, para armiqëve të vërtetë dhe para miqëve të rrëjshëm. 
 

 



Frank Shkreli




 

Kohët e fundit, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Z. Enver Hoxhaj bëri një vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vizitoi edhe ai zyrtarisht Maqedoninë.  Nuk është e qartë se çka u arrijtë gjatë këtyre vizitave zyrtare të ministrave shqiptarë për avancimin e  marrëdhënjeve të Kosovës dhe të Shqipërisë me dy vendet fqinje, por duke u bazuar në disa fotografi nga takimet zyrtare të ministrave shqiptarë në Podgoricë dhe Shkup,  gjëja që të bjen në sy është se këto vizita kishin diçka të përbashkët -- ndoshta me koincidencë --mungesën e flamujve të Kosovës dhe të Shqipërisë në disa prej dhomave të takimeve zyrtare me homologët e tyre. 
 
Ajo që më habitë më shumë, nuk është fakti se Podgorica e Shkupi zyrtar sillen në këtë mënyrë ndaj simboleve të shteteve shqiptare me homologët e tyre shqiptarë, por më tepër është reagimi ose më mirë të them mos reagimi zyrtar dhe as në media ndaj një fenomeni të tillë.  Këjo nuk është asgjë e re që fqinjët tanë sillen në këtë mënyrë, pasi sharjet dhe mos respekti për shqiptarët dhe simbolet e tyre janë të njohura mirë dhe popullësia sllave (zyrtarisht huliganët) i ka shfaqur e vazhdon t' shfaqë në publik gjatë ndeshjeve sportive dhe evinemente të tjera publike.  Por, fatkeqsisht duket se jehona, e thirrjeve anti-shqiptare raciste të ''huliganëve'' sllavë, si ''shqiptar i mirë je veç i vdekur'' dhe ''shqiptarë ju presin dhomat e gazit'', është përplasur edhe në muret e kancelerive të Podgoricës dhe Shkupit, nën petkun e diplomacisë.
 
Heshtja e faktorëve politikë shqiptarë në lidhje me shfaqje të tilla anti-shqiptare, sidomos në nivele zyrtare, është vështirë të kuptohet.  Dikush mund të thotë, mos u mërzit se këto shqetësime zyrtarët shqiptarë ua kanë shprehur kolegëve të tyre malazezë e maqedonas në mënyrë të qetë e diplomatike, prapa skenash. Këjo mund të ketë ndodhë, por  problemi është se mungesat e flamurit të shtetit të Kosovës në takimet e Ministrit të Jashtëm të Kosovës në Podgoricë dhe Minisitrit të Mbrojtjes të Shqipërisë në Shkup ishin publike, për tu parë nga të gjithë, e si e tillë duhej të kishte deklarata të drejtë për drejta e publike, në lidhje me këtë skandal.  Pse një gjë e tillë nuk ndodhë në Uashington, Londër, Berlin, Romë e Paris?
 
Shqiptarët kanë të drejtë të dijnë se pse simboli i tyre shtetëror dhe kombëtar nuk është i pranishëm në takime të tilla, ashtu siç e kërkon protokolli diplomatik.  Pasi gjithmonë, por sidomos në këtë 100-vjetor të ngritjes së këtij flamuri, ky është simboli i arrijtjeve kombëtare dhe burim krenarie. Është identiteti dhe simboli i historisë dhe idealeve për pavarësi e bashkim të shqiptarëve.  Ky flamur simbolizon historinë, po se po, por edhe të ardhmen.  Si i tillë, rreth këtij flamuri duhet të mblidhen të gjithë, ta respektojnë e ta nderojnë, por mbi të gjitha ta mbrojnë, para armiqëve të vërtetë dhe para miqëve të rrëjshëm. 
 
Fqinjët tanë në veri, në lindje dhe në jug duhet ta dinë tanimë se – edhe nëqoftse nuk ia njehë flamurin dhe realitetin e sotëm politik në Ballkan -- shqiptari nuk do të shkrihet as nuk do të zhduket.  Ai do të jetë aty.  Ai vetëm kërkon të jetojë i lirë në shtëpinë e vet, në paqë dhe marrëdhënje të mira dhe respekt për të gjithë fqinjtë pa dallim, në pritje të të njëjtit respekt dhe vullnet të mirë edhe nga fqinjtë e shqiptarëve.
 
Faktorët politikë shqiptarë anë e mbanë trojeve në Ballkan duhet ta dinë se çështjet e përkohëshme politike dhe ekonomike janë të rëndësishme, por më të rëndësishme janë vlerat kombëtare afat-gjata, janë ato vlera që bëjnë historinë e një kombi: vlerat të cilat burrat e gratë i nderojnë dhe i ruajnë me dashuri brez pa brezi – vlera për të cilat burra e gra gjatë historisë kombëtare kanë dhënë jetën e tyre dhe të fëmijve të tyre për lirinë dhe pavarësinë që gëzojnë sot shqiptarët.  Prandaj, gjykimi i realitetit të vërtetë duhet të përcaktohet nga e vërteta historike e idealeve dhe jo vetëm nga kalkulimet e përkohëshme të pushtetit e të politikës. 
 
Më në fund, ndërsa fisi shqiptar po sheh dhe është gati të përjetësojë të vërtetën historike, është mirë që edhe përfaqsuesit e tij të shohin rreziqet dhe fatkeqsitë që mund të vijnë nga mungesa e mbrojtjes së vendosur të   këtyre vlerave dhe simboleve të kombit, sidomos kur nepërkëmben nga të huajt pa ndonjë provokim.
 
Shpresoj që të gjithë, varësisht nga rrethanat në të cilat jetojmë dhe ku jetojmë, të jemi mbrojtës të denjë dhe shërbëtorë të idealeve dhe vlerave afatgjata të kombit.
 
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0