Home | Culture | Koncepti për botën

Koncepti për botën

image
 Fundja, njeriu nuk ka ardhur në këtë botë për të qenë i lumturuar, por për ta përjetuar ekzistencën e kësaj bote, që është vënë në lëvizje nga një sistematizim absolut. Edhe pse dëshira jonë është për një qeverisje të lumtur, ndërkohë, realisht, duke u nisur nga thelbi joshës, bota nuk na mundëson këtë lloj nderi për të qenë të lumtur e të shenjtëruar sa herë që duam apo kërkojmë ne.




 

Nga Bujar Plloshtani*

 
 
 
 

            “Bota, në thelbin e saj, përbëhet, pra, nga rastësi të kulluara”, shkruante filozofi gjerman Imanuel Kant. Koncepti i njomë për botën mund të jetë vërtetueshmëria e pranisë së saj prej krijimit relativ gjermë në përfundimin absolut të saj. Vërtetueshmëria e konceptit për botën ndërlidhet me tërësinë e substancave jo të domosdoshme, sepse substancat jo të domosdoshme janë të ndërvarme nga njëra-tjetra e pikërisht hasin në marrëdhënie mes tyre. Prandaj, nga varësia e sendeve që shkojnë drejt një pike të përbashkët rezultohet harmonia midis individëve duke u përshtatur fizikisht dhe shpirtërisht. Edhe pse kjo botë ka një koncept të pafundme mbi njohjen e vërtetë të saj, konsideroj se mendja jonë njerëzore nuk mund të shtrihet tejpërtej mbi sqarimin dhe interpretimin e drejtë dhe korrekt të forcës së saj lëvizëse duke mos arritur kurrë të kapërcehen kufijtë e intelektit tonë për ta kuptuar dhe njohur thelbësisht konceptin e saj mistik e më gjerë...
 
            Eudemonologjia është një lloj filozofie dhe përmban një sërë rregullash për ekzistencën e lumtur, ndërsa ekzistenca e lumtur nga ana e vet, përkufizohet si “parapëlqim ndaj joekzistencës”. Bota, si rastësi e kulluar, që shprehej Kanti, dhe përkufizimi “parapëlqim ndaj joekzistencës”, që shprehej Schopenhaueri shërben si një shkak për ta kuptuar esencën faktike, se bota është veçse një lojë e pasigurt që kundërmon mbi rregullat dhe sjelljet e racës njerëzore, duke i hamendësuar brenda llojit të tyre duke i çuar të zgjedhin pashmangshmërisht midis botës fizike dhe botës së përtejshme. Kusht ky që i sforcon drejt një sigurie të brishtë llojin ekzistencial të tyre duke rënë në hon në mënyrë të pakuptimtë. Raca njerëzore është e bindur të hedh idenë konkrete për një jetë të lumtur, (hedoniste) jashtë rregullave që e ngurtësojnë botën e tyre fizike, mirëpo absurditeti, që sjell ekzistenca transite, pothuaj e kris bindjen dhe harmoninë e krijuar me të gjithë. Pavarësisht kushteve të jashtme, kjo botë është një lojë e kurdisur për fatin e vetë racës njerëzore duke mos e zbërthyer kurrë realitetin njerëzor dhe atë hyjnor. Fundja, njeriu nuk ka ardhur në këtë botë për të qenë i lumturuar, por për ta përjetuar ekzistencën e kësaj bote, që është vënë në lëvizje nga një sistematizim absolut. Edhe pse dëshira jonë është për një qeverisje të lumtur, ndërkohë, realisht, duke u nisur nga thelbi joshës, bota nuk ka mundëson këtë lloj nderi për të qenë të lumtur e të shenjtëruar saherë që duam apo kërkojmë ne. Fatkeqësisht, ky është rregulli për të cilin ne betonohemi përballë kushteve dhe dëshirave tona...
 
            Duke u ndërlidhur me këtë sqarim të shkurtër mbi botën dhe mbi ekzistencën e lumtur të racës njerëzore, në radhë të parë duhet të vlerësojmë kuptimin faktik të njohjeve tona mbi botën, ekzistencën, revolucioni mbi idetë që ndryshojnë botën ekzistenciale dhe atë që ne rezultojmë në vetvete, pra ajo çfarë jemi. Vlerësoj se vlerat e sigurta dhe personaliteti i individit mund të jetë bartës i ndryshimeve rrënjësore dhe të përhapë nocionin e lumturisë e të mirëqenies shpirtërore. Këtu mund të ndërlidhem me fatin e disa individëve të sotëm, që nuk kanë as vlerë njerëzore e as personalitet të integruar shpirtëror, por që me keqardhje e them janë të vetmit faktor që ndikojnë fatalisht mbi bindjet dhe lumturinë apo mirëqenien e shoqërisë. Këta kafshë racionalë kanë pluskuar në politikën ditore e gjetkë duke mbjellur vetëm smirë dhe marrëzira tek turma e përgjithshme. Me këtë vullnet të zakonshëm, që fatkeqësisht po e përjetojmë dhe shohim, nuk arrihet as harmonia e krijuar, e as lumturia e përgjithshme. Kur shuhet lumturia apo mirëqenia sociale humb kuptimi për ekzistencë hedoniste. Tekefundit, fashitja e lumturisë, si e drejtë natyrore, sot mund ta përjetojmë që të gjithë ne duke parë tek betonohet kultura, shkenca, arti, liria, ekonomia për hir të politikës famëkeqe të institucioneve shtetërore dhe kompanive të ndryshme, që mbyllin udhët e drejta e për të hapur udhët drejt çhumanizmit dhe smirës brenda llojit njerëzor.
 
            ... koncepti për botën nuk ndryshon, madje as ne vetë njerëzit e rëndomtë nuk mund ta ndryshojmë duke e shmangur atë, lipset të ringjizemi që të gjithë ne njerëzit e thjeshtë drejt një pike të përbashkët për t’i bindur llojet e tanishme njerëzore të dorëhiqen nga koncepti i brishtë për t’u betuar në një moral të rrejshmëm politik duke përfituar nga turma. Rene Descartes thoshte: “Më jepni lëndë dhe lëvizje, unë do ta ndërtoj botën”, andaj si pikënisje e kësaj e gjithë turma njerëzore të ngrihet vetë dhe të vendosin për fatin e tyre se çfarë duan e kërkojnë në të ardhmen e tyre...
 




*Poet, eseist politik dhe Kryetar i Shoqatës së Artistëve "Pushkin"
 
            

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00