Manifestimi poetik në qytetin e Sarandës nga 22 deri më 24 Qershor
Manifestimi poetik që zhvillohet në qytetin e Sarandës nga 22 deri më 24 Qershor ka tashmë një traditë 6 vjeçare, por ato që ndryshojnë sivjet janë disa përbërës të formës së shfaqjes si dhe të karakterit përmbajtësor.
Nga Bardhyl Maliqi*
Manifestimi poetik që zhvillohet në qytetin e Sarandës nga 22 deri më 24 Qershor ka tashmë një traditë 6 vjeçare, por ato që ndryshojnë sivjet janë disa përbërës të formës së shfaqjes si dhe të karakterit përmbajtësor. Trirema jonë tradicionale e poezisë jonike nuk ka më hapsirën e një trekëndori: Shqipëri-Greqi-Itali, ku tradicionalisht vitet e shkuara tek hapsira shqiptare janë përfshirë edhe poetët shqiptarë nga Kosova e Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) si dhe poetë të tjerë nga kombësi të ndryshme, pra 5-7 shtete pjesëmarrëse. Sivjet ky numër dyfishohet nga pikëpamja gjeografike dhe pjesëmarrja e poetëve. Në manifestim kemi ftuar poetë nga: Shqipëria, Kosova, Fyrom, Mal i Zi, Greqia, Italia, Bosnjë-Hertcegovina, Kroacia, Qipro, Bullgaria, Rusia, Serbia, Siria etj., pra nga 13 vende.
Të ftuarit janë poetë dhe prozatorë të dëgjuar në vendet e tyre. Disa prej tyre organizojnë evenimente të tilla me klubet e tyre poetike, kanë edhe edicione revistash dhe portale interneti, ku jemi ftuar apo kemi botuar edhe ne. Janë organizatorë të takimeve të klubeve poetike të të shqiptarëve të Kosovës dhe të Ish.Rep. Jug. të Maqedonisë, janë shumë të njohur festivali Ditët e Naimit në Tetovë apo Nën Rrap në Shkup, të klubeve poetike të UNESKOS, ku edhe ne synojmë të atshohemi, të Poezisë Mesdhetare në Itali, të Maratonave Poetike Botërore, si ajo e Bosnjë-Hercegovinës në marsin e këtij viti, Ditën Botërore të Poezisë etj. Drejtuesit e klubeve poetike, shoqatave artistike apo organizatorët e festivaleve janë personalitete kulturore në vendet përkatëse, pedagogë universitetesh, edukatorë, njerëz të kulturës dhe të shkencës, të cilët rrezatojnë vlera në disa fusha. Kjo mbase edhe për specifikën e disa prej këtyre klubeve, veçanërisht të UNESKOS, të cilët përfaqsojnë jo vetëm letërsinë, por edhe filozofinë, artet dhe shkencat, trashëgiminë kulturore etj.
Po përmend disa emra, nga më të spikatur, pjesëmarrës të këtij evenimenti: Ali Podrimja, Visar Zhiti, Fatmir Terziu, Mujo Buçpapaj, Rajmonda Moisiu, Rudina Çupi, Vilhelme Vranari, Agim Bajrami, Odise Kote, Pandeli Koçi, Xhelal Tosku, Primo Shllaku, Lediona Braho, Fotjon Dhame, Mexhid Mehmeti, Kalosh Çeliku, Shaip Embërllahu, Sabit Rustemi, Sabit Idrizi, Linditë Ramushaj, Bujar Plloshtani, Albina Idrizi, Shahin Shkoza, Irena Gjoni, Agim Mato, Andrea Zarballa, Timo Mërkuri, Dashamir Malo, Vangjel Zafirati, Sejda Beganoviç , Anton Gocaj, Jeton Kelmendi, Giusseppe Napolitano, Pierfranco Bruni, Stella Leontiadou, Kostas Markou, Kostas Nusias, Elias Demirtzoglou, Marios Michaelides, Moma Radic, Sabahudin Hadžialić, Marina Kabanova, Marina Zolotova, Zdravka Sheyretova, Emilia Trifonova, Annie Giavasian, Evangelia Panousi,Dimitris Varvarigos, Nadija Rebronja , Moma Radiç, Motasem Takla, Dr. sc. Ivan Dujmović, Dipl. ec. Danica Vukelić, Josip Grosek, Theoharhs Papadhopoulos etj.
Ne kemi përvoja organizative pasi kemi bërë veprimtari të ngjashme. Pas akomodimit të pjesëmarrësve në Hotel “Sejko”, që ka qenë zakonisht mikpritësi i poetëve, do të bëhet prezantimi i pjesëmarrësve dhe përshëndetja e kryetarit të Klubit, Kryetarit të Bashkisë dhe Prefektit të Sarandës, pastaj çdo poet do të vetëprezantohet dhe do të deklamojë një poezi në gjuhën e origjinës dhe në anglisht. Për poetët që nuk dinë anglisht do të deklamojnë studentet tanë të filjalit të gjuhëve të huaja. Në mëngjes kami planifikuar një vizitë në qytetin antik dhe në parkun e Butrintit, pastaj një bisedë për librin “Poezia Jonike” në bar “Mediterane”. Dita do të vazhdojë me një vizitë në galerinë e re të artit të qytetit të promovuar sivjet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, një dhuratë e bukur e Bashkisë për artistët tanë. Në drekë dhe në darkë do të ketë deklamime poetike shqip, anglisht dhe në gjuhët përkatëse të poetëve pjesëmarrës dhe një çertifikatë për çdo pjesëmarrës si dhe nga një dhuratë me simbolin përkatës të Klubit të Krijuesve Jonianë për çdo shtet. Nëse na premton koha do të ketë një numër special të revistës sonë “Art Jonian” për çdo pjesëmarrës, nëse jo do t’i niset secilit me postë elektronike dhe me zarfat përkatës. Përcjellja e poetëve do të bëhet më 24 qershor, por nëse dikush dëshiron ta shijojë Sarandën më tepër do t’i krijohet kjo mundësi. Gjuhët kryesore të komunikimit do të jenë shqipja, anglishtja, italishtja, greqishtja dhe serbokroatishtja; pasi në këto gjuhë ne kemi mundësi të plota komunikimi.
Eventi ka lidhje parësore me ngjarjet historike të këtij viti, veçanërisht me 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, por jo vetëm. Kjo lidhet edhe me objektivat e arthmërisë sonë, ndshta jo rastësisht më kujtohet poezia e Naimit “Shkëndijë e diellit ndaj manushaqes”, saktësisht alegoria e saj, lulet e tjera që kanë kohë që janë çelur e lulëzuar, tani e ka radhën manushaqja bukuroshe, pra klubi ynë poetik i poezisë jonike. Ne vijmë në këtë 100 vjetor me krijimtari të begatë, në poezi, prozë, eseistikë, studime, letërsi për fëmijë etj. Në radhët tona kemi autorë që vijnë nga lëmenj të ndryshëm të dijes: filozofi, jurisprudence, psikologji, mjekësi, ekonomi, mësuesi, arte të bukura, muzikë, doktorë shkencash, pedagogë etj.
Po përmend vetëm disa tituj veprash që kanë domethënie kuptimplote: VESA ME KËNGË, MAJA MALESH E MAGMË JONIKE, MOS E SHIKO FUNDIN E DETIT, ANATOMIA E LOTIT, GJYSMA DASHURISH, QYTETI ME DIELL, EKLIPS, NDOSHTA, ANKTHI I STATUJAVE, FUNDO, ÇUDIA E UJQËRVE, PASQYRAT, KIRURGU I PERIFERISË, FJALË ZEMRE, TË THËNA NË GUR, ZONAT E GABIMEVE TUAJA (përkthim) etj.
Ne si krijues duam të sendërtojmë dy objektiva parësore:
ta bëjmë realitet të prekshëm ëndrrën e Triremës së Poezisë Jonike: Shqipëri-Greqi- Itali, me veprimtari dhe promovime vlerash të përbashkëta, të atashohemi si KLUB I KRIJUESVE JONIANË pranë KLUBEVE POETIKE TË UNESKOS, duke rrezatuar vlera më në thellësi me anë të përbashkësimit të synimeve, veprimtarive manifestuese dhe botuese.
Mbase ju mendoni se jemi ambiciozë. Po është e vërtetë, ambicja të çon përpara, në radhët tona kemi mjaft autorë me çmime dhe vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare, studiues të zellshëm ne disa fusha dhe unë jo rastësisht e them këtë. Të japësh kontribute të vlerësuara në shkallë kombëtare në poezi e në prozë, në art e në shkencë; në etnopsikologji, mitologji, etnografi, folkloristikë, kritikë, histori, arsim etj. kjo do të thotë të bësh punë të vlefshme. Po ju them një detaj, asnjë prej nesh nuk është klient baresh e kafenesh fjalëkota, të gjithë janë të zenë me punë që për ne dhe për komunitetin rreth nesh janë punë të dobishme.
*Kryetar
Klubi i Krijuesve Jonianë
Comments (0 posted)
Post your comment