Guximi për të kujtuar
Caktimi i kufirit kohor mes të djeshmes dhe të sotmes është një proces i vështirë, për rezultatet e të cilit ndoshta nuk biem dot të gjithë në një mendje. Cila periudhë përcaktohet në kujtesën kolektive si e shkuar dhe nga fillon epoka e së tashmes në Europë?
Përkthyer nga Romeo Çollaku
Ideja e madhe për një Europë si bashkësi demokratike, që mbron shumëtrajtësinë e identiteteve kulturorë në kuadrin e fqinjësisë së mirë, si bashkësi që shfaqet e tillë në rrafsh të përditshëm, është vallë utopi apo një ëndërr e realizueshme, të paktën për brezat e ardhshëm?
Do të përpiqem të shtroj disa pyetje:
Çfarë mund t’i bashkojë popujt e Europës Juglindore në një realitet globalizmi dhe uniteti europian, si ky i sotmi?
Më shkoqur: Cila e shkuar, cila e tashme, cila e ardhme?
Nga ç’vlera, parime e botëkuptime, nëpërmjet ç’procesesh e zhvillimesh mund të përftohet një ndërgjegje e përbashkët, që do të mund të bashkojë e të mos përçajë, që do të përqafojë kulturën e demokracisë? Një kulturë që do të respektojë atë çka është e ndryshme dhe do ta paraqesë larminë e qytetërimeve jo si një të keqe të domosdoshme, por si burim krijimi, solidarësie e përparimi.
Ç’ndihmë mund të japë letërsia?
Le të kthehemi, për një çast, tek e shkuara. Tek e shkuara, sikurse ishte në të vërtetë, por, në të njëjtën kohë, edhe sikurse e kemi mësuar nëpërmjet shkollimit zyrtar të shtetit.
Të shkuarën, atë që u jep trajtë ndërgjegjeve historike të shoqërive të ndryshme, e mbrujnë historiografët akademikë, të cilët, përveçse saktësimit të së vërtetës, u shërbejnë në çdo kohë edhe sa e sa qëllimeve të tjera kombëtare, politike, fetare apo edukative. Kështu, njohuritë tonë në lidhje me çka ndodhi midis popujve tanë në Europën Juglindore qysh nga mesi i shekullit XIX, kur zënë e ngrihen shtetet-kombe, kufizohen tek armiqësia, luftërat, dhuna, synimet tokësore, mosnjohjet e kufijeve, konfliktet fetarë brenda vetë kishës ortodokse, dallimet racorë, dëbimet e pakicave, spastrimet etnike. Edhe në periudha paqeje, ka qenë gjithnjë i pranishëm dyshimi i skajshëm, gatishmëria për betejën e radhës. Padyshim që, për hartuesit e rrëfimeve të tillë historikë, fajtorët e dukurive të sipërpërmendura ishin, në çdo rast, «të tjerët», qofshin këta fqinjët apo – jo rrallë – edhe Fuqitë e Mëdha Europiane, të cilat e ushtronin ndikimin e tyre edhe tek zhvillimet e pjesës juglindore të kontinentit. Atëherë kur nuk arrinin ta hidhnin përgjegjësinë gjetiu, kësi dukurish, edhe pse të dhimbshme, shkencëtarët në fjalë i kanë përligjur për t’u shërbyer dy vlerave të epërme: farkëtimit të ndërgjegjes kombëtare dhe autoritetit kombëtar. Kjo e shkuar, edhe sot e kësaj dite, vazhdon të jetë, për masën më të madhe të njerëzve në viset tona, aktuale apo edhe e gjallë, si kujtesë e traumatizuar e prindërve dhe gjyshërve. Një masë e madhe njerëzish, pra, ende nuk arrin ta kapërcejë, kryesisht ngaqë pasojat e saj vazhdon t’i përjetojë edhe sot. Një e shkuar e këtillë, e cila – duke shfrytëzuar si mjet traditën, mbrujtjen, ideologjinë kombëtare – mbartet nga e djeshmja në të sotmen, e pengon afrimin e popujve, i vë fre çdo përpjekjeje për të nxjerrë në pah ata elementë që ndihmojnë bashkimin.
Le të shikojmë tani të sotmen.
Caktimi i kufirit kohor mes të djeshmes dhe të sotmes është një proces i vështirë, për rezultatet e të cilit ndoshta nuk biem dot të gjithë në një mendje. Cila periudhë përcaktohet në kujtesën kolektive si e shkuar dhe nga fillon epoka e së tashmes në Europë? A s’numërohen në kontinentin tonë një sërë kujtesash kolektive, që janë, madje, më të fuqishme se ajo çka mund të emërtonim kujtesë kolektive e Europës? Kur ndodh ndarja përfundimtare mes së djeshmes dhe së sotmes? Me fundin e Luftës së Dytë Botërore apo me zhvillimet më të freskëta, siç është rënia e socializmit, apo përshkallëzimi i globalizmit dhe depërtimi në jetën tonë i teknologjive të reja?
Në shoqëritë perëndimore të Europës, dy luftërat e mëdha, holokausti, pjekuria e vazhdueshme dhe e thellë e mendimit racional dhe vlerave të demokracisë, u dhanë fund, me mbylljen e Luftës së Dytë, perceptimeve armiqësorë, ekspasionizmave, frymës së hakmarrjes, shkeljes së të drejtave të njeriut. Ndërkohë, nuk e kemi, ma ha mendja, të vështirë të pohojmë të gjithë se shumë probleme, rrethana, perceptime, ngarkesa psikologjike të së kaluarës riprodhohen edhe sot e kësaj dite në marrëdhëniet midis popujve të Europës Juglindore dhe, me një mënyrë apo me një tjetër, lënë gjurmë mbi ta. Rrënjët e tyre kanë prejardhje tejet të larmishme. Për shembull, krijimi i shteteve kombëtarë të Ballkanit në trojet e ish-perandorisë otomane dhe asaj austro-hungareze, problemet e përhershme në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, ndarja e Europës Juglindore në vende që kaluan nga blloku perëndimor – pra, Greqia, Turqia, Qiproja – dhe në vende që kaluan nga blloku socialist, pushtimi turk në pjesën veriore të Qipros, shpërbërja e vonë e ish-Jugosllavisë, çështjet e pakicave, ndjesia e thellë e dallimit në të krishterë dhe myslimanë.
Njëkohësisht, ditëve të sotme, vihen re edhe ritme të ndryshme zhvillimi nga njëra bashkësi kombëtare tek tjetra, rendimente të ndryshëm që synojnë kapërcimin e çdo lloj prapambetjeje në krahasim me arritjet që vihen re në Europën Perëndimore, pas mbarimit të Luftë së Dytë. Pikësëpari, në rrugën e krijimit të regjimeve demokratikë e, për rrjedhojë, edhe të një qytetërimi më të gjerë demokratik, por edhe në organizimin shoqëror, në zhvillimin ekonomik, në shpërhapjen e begatisë mes shtresave më të gjera popullore, e deri në përjashtimin e paradokohshëm të tyre nga pjesëmarrja në ndërtimin e Bashkimit Europian. Mospërputhja e zhvillimeve ndikon në mënyrë vendimtare mbi axhendën e përparësive të çdo kombi. Thellimi i demokracisë, nxjerrja në pah e vlerave të bashkëjetesës paqësore, të respektit kundrejt të ndryshmit, të bashkëpunimit për hir të dobisë së ndërsjelltë, të depërtimit në botën e ideve, të gjitha këto nuk janë në krye të axhendës.
Kufijtë, shpeshherë, luajnë role kontradiktorë.
Si në asnjë zonë tjetër të Europës, kufij të çdo lloji – politikë, kombëtarë, ekonomikë, fetarë, ndërkomunikues dhe psikologjikë – ngrihen, në ditët tona, të pamëshirshëm, duke lënë vraga nëpër bashkësitë lokale. I vendosin pengesa mirëkuptimit mes tyre, krijimit të një ndërgjegjeje të përbashkët, që, edhe pse ende nuk i përkasin një komuniteti më të gjerë, një bashkimi në lindje e sipër, e kanë mundësinë që të ndajnë së toku rrugën drejt të njëjtit qëllim. Përfaqësuesit e vizionit të bashkëpunimit dhe afrimit frytdhënës për marrëdhëniet brendapërbrenda bashkësive të Europës Juglindore, nuk mungojnë, ata bëjnë pjesë në elitat politike dhe shoqërore, në familjet akademike dhe intelektuale, porse nuk reshtin së përbëri një pakicë të vogël. Këto bashkësi kanë, përgjithësisht, prirjen të përçapen të vetmuara, madje edhe kur synimet e tyre të mëdha, siç është orientimi europian, i kanë të njëjtë.
Të jetë vallë një shpresë zvetënimi i rëndësisë së kufijve? Patjetër, nëse do të vështronim drejt së shkuarës së largët. Por ç’po vështrojmë deri tani? Kur shumica përkatëse e çdo popullsie, brenda kufijve të vet kombëtarë çdonjëra, vë re dobësimin e çfarëdolloj kufiri, qoftë në kuadrin e Bashkimit Europian, qoftë si rrjedhojë e globalizmit, qoftë dhe me dhunë në ndonjë rast, ajo e përjeton këtë zhvillim me pasiguri dhe me frikë për identitetin e saj kolektiv apo vetjak. Ndryshimet e rrëmbyeshëm ndërkombëtarë, kjo periudhë tranzicioni që kalojmë, lëvizshmëria e shoqërive, rrymat emigruese, politikat e mangëta, ndjesia e pamundësisë së qytetarit për të ushtruar ndikimin e vet mbi zhvillimet në fjalë, mungesa e një kundërpeshe bindëse dhe shpresëdhënëse ndaj çdo lloj pasigurie, i lë gjindjes një përshtypje të zymtë. Tek politikat e mangëta rendis edhe mefshtësinë e Bashkimit Europian, për të tejkaluar, nga njëra anë, karakterin e tij të matur duke ndërmarrë hapa thelbësorë në lidhje me bashkimin politik dhe, nga ana tjetër, për t’u kundërvënë pasojave të mbrapshta të globalizmit një politikë frytdhënëse: dy rrethana këto, të cilat ndihmojnë dhe lëvrojnë nacionalizmin. Kështu, gjithnjë e më shumë njerëz kanë pandehmën se rrezikojnë të humbasin bërthamën e personalitetit, identitetin e tyre kulturor. Si kundërveprim, identiteti kulturor ngre krye me ngulm, si e fundmja kështjellë mbrojtëse kundrejt kërcënimit dhe frikës së zhvillimeve, që bashkojnë e homogjenizojnë botën. Dhe bëhet fjalë, madje, për një identitet kulturor, që është mbrujtur me lëndët tradicionale më etnocentrike. Të qenët ndryshe, problemet me fqinjët, kundrohen, nga një masë e gjerë njerëzish, me po atë dyshim, në mos armiqësi, që kundroheshin edhe dje.
Dalim, pra, në përfundimin se die Vergangenheit und die Gegenwart unterminieren das Unterfangen den großen europäischen Gedanken einer die Vielfalt der kulturellen Identitäten bewahrenden demokratischen Einheit in täglich erlebbarer friedvoller Nachbarschaft in Praxis umzusetzen.
Si zgjidhet kjo situatë? Do të ndalem në tri pika. Çfarë mund të bëjmë me të shkuarën tonë? E shkuara nuk ndryshon. Kjo është e vërtetë, mirëpo historiografia bën gjithnjë përzgjedhjen dhe renditjen e saj. Ajo zgjedh se ku do të mëshojë, çfarë do të ndriçojë, sesi do të interpretojë aksh shkak, qëllim, vendim, pasojë. Sesi do të lidhë konjukturën e çastit me të shkuarën. Për shembull, historiografia e re greke, qysh nga lindja e saj aty nga mesi i shekullit XIX e deri më sot, ka si bosht kryesor përplasjen e grekëve me perandorinë otomane dhe, në vazhdim, me Turqinë. Lihen në heshtje ose, në rastin më të mirë, përmenden kalimthi të tjera zhvillime e rrethana të rëndësishme. Për shembull që, në perandorinë shumëkulturore otomane, arritën të zhvilloheshin e të lulëzonin disa bashkësi kombëtare, si ajo e grekëve në Izmir, në Stamboll, në brigjet e Detit të Zi dhe Egjeut, në qendrat qytetëse përgjatë Danubit, në Selanik, por edhe thellë Azisë së Vogël. Bashkë me to, edhe bashkësitë e hebrenjve dhe armenëve. E njëjta vërejtje vlen edhe për Austro-Hungarinë apo për Rusinë cariste. Që këto qendra u bënë shtrati, mbi të cilin do të krijohej shtresa borgjeze greke e shekullit XIX, zhvillim ky i një rëndësie vendimtare në shoqërinë greke për shtetin e ri kombëtar, për identitetin dhe për ndërgjegjen kombëtare. Që këta qytete përkrahën idetë iluministe dhe humaniste të Europës Perëndimore, nxorën shprehësit e tyre, edhe pse, në fund fare, nuk arritën të mbisundonin. Që, në disa raste, u lëvruan lidhje të fuqishme në hapësirën intelektuale dhe atë mësimore midis përfaqësuesve të kombësive të ndryshme, si, fjala vjen, midis grekëve dhe rumunëve, në një kohë kur, në gjirin e kishës ortodokse, shpërthenin konflikte mes Patriakanës, Eksarkisë bullgare dhe kishës ortodokse serbe.
Shumë pranë dëshmive historike që bëjnë fjalë për mosmarrëveshje, ndodhen edhe ato të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës paqësore, të përparimit dhe mbrothësisë. Besoj se shembuj të këtillë, pra të fakteve të lënë në heshtje, hasen në historiografitë e gjithë vendeve të Europës Juglindore. Duhet që historianët të hedhin, dikur, dritë sipër tyre. Dhe, njëherësh, të krijojnë klimën e duhur për një interpretim të kthjellët të zhvillimeve, për një qëndrim kritik ndaj njëanshmërisë së përgjegjësive në lidhje me faqet e errëta të historisë. Është e pamundur që fajin ta kenë patur gjithmonë «të tjerët».
Rishqyrtimi i së shkuarës do të ishte një hap i rëndësishëm për themelimin e një kulture, e cila do të na ndihmojë të kapërcejmë plagët e kujtesës dhe t’i hapim rrugë mirëkuptimit, krijimit të një fqinjësie që do të ketë për bazë disa parime e vlera deri më sot të shpërfillura.
Ç’bëjmë ne me të sotmen? E sotmja i ka të gjitha mundësitë të ndryshojë. Asaj i japin trajtë popujt tanë dhe udhëheqjet e tyre politike. Teksa merr trajtë, katër vende të Europës Juglindore hyjnë në Bashkimin Europian, kurse të tjerët kanë si orientim të qëndrueshëm hyrjen e afërme në të. Mirëpo, për të gjithë këta vende – edhe për ata që kanë hyrë edhe për ata që s’kanë hyrë ende – shqetësimi duhet të jetë i njëjtë. Nuk mjafton që Hyrja në Bashkimin Europian të diktohet vetëm nga qëllimet e forcimit të shtetit anëtar dhe mundësisë së tij për të ushtruar ndikim në zhvillimet përreth, çimentimit të regjimit demokratik, përfitimit të të ardhurave dhe ndihmave të tjera, sigurisë, përparimit ekonomik. Hyjra në Bashkimin Europian duhet të diktohet edhe nga vullneti i çdonjërit për të bërë pjesë në një shoqëri vlerash e parimesh, që përbëjnë bazën, mbi të cilën mbështetet gjithë përpjekja për një Europë të bashkuar. Kjo përpjekje nuk synon vetëm vlerën e paqes në marrëdhëniet midis fqinjëve, por edhe gjithë rrijedhojat e një qytetërimi demokratik, si lirinë, drejtësinë, respektimin e të drejtave të njeriut, respektimin e atij që është ndryshe, frymën e fqinjësisë së mirë, përgjegjësinë ndaj anëtarëve të tjerë, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime që merren në përputhje me procedurat e vlefshme, solidarësinë me vepra, respektimin e rregullave të së drejtës ndërkombëtare.
Këto vlera e parime duhet të përbëjnë truallin e përbashkët, mbi të cilin do të ngrihen apo do të përforcohen botëkuptimet, identitetet dhe vlerat kombëtare, identiteti dhe veçoria kulturore e çdo shoqërie lokale.
Por çështja nuk është se vendet, të cilët ende nuk kanë hyrë në Bashkimin Europian, duhet t’i përmbushin kërkesat e mësipërme, duke i kundruar ato vetëm e vetëm si kushte të domosdoshëm për anëtarësimin e tyre. Këto kërkesa, pavarësisht sesa i prirur është aksh vend për t’u anëtarësuar në Europë, është e nevojshme të përmbushen, pasi, kështu, gjithë vendet mëtonjës, duke pasur parasysh edhe pozitën e rëndësishme gjeopolitike të secilit, do të gëzojnë mbështetjen e bashkësisë europiane dhe asaj botërore, për realizimin e qëllimeve të tyre kombëtarë. Sepse, pas 60 vjetësh provë në Europën Perëndimore, nuk ka dyshim që përparimi i ndjeshëm i shoqërive i detyrohet respektimit të këtyre parimeve, pavarësisht vështirësive që janë hasur aty-këtu, pavarësisht se herë-herë edhe disa shtete anëtarë kanë kërkuar rishikimin e tyre.
Dihet që nuk është e lehtë përpjekja për të ndërlidhur përkryerjen e plotërimit europian si një shoqëri vlerash e parimesh me respektin për të ndryshmin, veçanërisht për shumëtrajtësinë kulturore që dallon identitetet tanë. Për më tepër, zhvillimi i Bashkimit nuk ka ndonjë plan të caktuar imtësisht. Disa forca politike dhe shoqërore do të vazhdojnë t’u mëshojnë proceseve dhe perspektivave për bashkim, kurse disa të tjera do të mbrojnë veçoritë e shoqërive dhe kulturave që përfaqësojnë. Nevojitet një qasje tjetërlloj, e ndryshme nga ajo që gjykon se njëra prirje kundërshton tjetrën, një qasje që do të mëtojë ndërthurjen dhe bashkëjetesën krijuese të të dyjave. Retorika e kulturës, sikundër shprehet nga qeveritë, duhet t’i shohë dukuritë përçarëse të indit kulturor të shoqërisë dhe të gjegjet me politikat përkatëse, që do të lëvrojnë hapjen dhe pasurimin e identiteteve. Por përfundimet e kësaj kërkese dhe konkluzionet e kësaj përpjekjeje duhet të burojnë nga ngjizja shoqërore dhe jo nga një perceptim, i cili do të diktohet prej disa organeve të larta të pushtetit. Përligjja demokratike është kusht që këto të mbijetojnë.
Ç’ndihmë mund të japë letërsia?
Fatmirësisht, letërsia e vendeve të Europës Juglindore është në drejtimin e duhur. Kur merret me romanin historik, ajo ndriçon bashkëjetesën paqësore, madje dhe solidarësinë midis heronjve që u përkasin kombësive apo dogmave të ndryshme fetare dhe jetojnë mes shoqërish të hershme shumëkulturore të perandorisë otomane. Ndërsa, kur trajton rrethana dhune, kundërshtie, mungese mirëkuptimi, letërsia i dënon këto.
Për sa i përket veprës sime vetjake, në gjithë romanet e mi gjen vend vazhdimisht çështja e identitetit kolektiv, si dhe përpjekja për të shkrirë gjithë ç’thashë më lart tek fabula, tek karakteret e personazheve, tek një vështrim i ri mbi historinë, si, për shembull, tek romani im i fundit, me titull «Die Wahrheit der anderen».
Der Roman geht von der plausiblen Annahme aus, dass Menschen aufgrund ihrer Weltanschauung, dessen was sie für sich selbst halten ihre Identität, ihre eigene Wahrheit aufbauen. Die Verschiedenheit der Wahrheiten schafft bis heute noch Spannungsfelder. Die Frage ist, wie stehen wir gegenüber der Wahrheit der anderen und gleichzeitig wie stehen die anderen, die „verschiedenen“, gegenüber unserer Wahrheit. Und weiterhin, wie wir uns überhaupt mit Wahrheiten auseinandersetzen. Ich versuche mit meiner Erzählung von einem Spannungsfeld zum anderen überzugehen und aufzuzeigen wie möglicherweise die Verschiedenheit Konflikte auslösen kann. Der Plot durchläuft die nationale bzw ethnische Identität, den religiösen Glauben, das historische Bewusstsein , die politische Doktrin, die kulturelle Identität, bis hin zur sexuellen Identität. Er impliziert kausale und motivationale Zusammenhänge. Er setzt sich mit Prinzipien und Wertäusserungen auseinander. Er zeigt schliesslich auf, wie die sich erweisenden Konflikte von den Protagonisten des Romans und ihrem Mikrokosmos behandelt werden. Das Spektrum umfasst alle Varianten menschlichen Benehmens, wie z.B. Verbrüderung, Verständigung, Toleranz, Distanzierung, pochenden Hass, brutale Gewalt. Sogar die Möglichkeit einer simplen Kommunikation und Auseinandersetzung steht oft in Frage.
Ich trage historisches Material vor, das vernachlässigt bzw. absichtlich verschwiegen worden ist und stelle es an die Seite der offiziellen Version der Vergangenheit, wie sie von den akademischen Geschichteschreibern konstruiert ist. Ich versuche aus der Fülle des existierenden Stoffes das für den Plot Nötige auszuwählen und an das Erfundene anzuknüpfen, beides in eine Einheit zu verschmelzen. Ich unternehme den Versuch mit einem anderen Blick auf die Vergangenheit diese zu vergegenwärtigen und der Gegenwart ein abweichendes von unserem kollektiven Bewusstsein historisches Gewicht zu verleihen. Ich versuche neben dem Hauptziel einen Roman mit den üblichen Mitteln aufzubauen, eine vergangene Welt, die immer noch akut ist, wiederzubeleben, neben dem Vergnügen, auf welches jede Erzählung zielt, ob es sich um einen historischen Roman, einen Bildungsroman, oder eine bürgerliche Familiensaga handelt, den Leser zum Nachdenken zu reizen.
Tri vërejtje të rëndësishme
Prodhimi i sotëm letrar nuk para joshet prej ideologjive dhe prej qëndrimeve parimore, duke i vlerësuar këto si të tejkaluara e, mbase, duke i kundruar, në ndonjë rast, me njëfarë ironie të përkorë. Nuk e dimë nëse mund të thuhej e njëjta gjë edhe për lexuesit. Sidoqoftë, edhe ky, nëpër promovimet dhe diskutimet letrare, nuk duket se tregon ndonjëfarë kureshtjeje të veçantë.
Shumica e lexuesve joshet, së pari, nga letërsia e kontinentit amerikan dhe nga letërsia kombëtare, kurse letërsisë së fqinjëve europianë i jep një rëndësi të dorës së dytë.
Me ç’tregojnë sondazhet e fundit, interesi për letërsinë, tek të ashtuquajturit lexues jo të rregullt, vjen gjithmonë në ulje. Në ulje, po ashtu, vjen edhe interesi i moshave të reja, të cilat shpenzimin e kohës së lirë, argëtimin dhe ushqimin kulturor e kërkojnë gjetiu.
Se cili është roli, cilat janë shqetësimet dhe perspektivat e letërsisë europiane në Europën e sotme, se deri në ç’masë mund të veprojë ajo si një element bashkues – kjo është çështje shumë e gjerë.
Një pjesë e saj është edhe çështja, me të cilën po merremi këtu. Problemi i letërsive kombëtare të vendeve të Europës Juglindore nuk qëndron, ma ha mendja, tek përmbajtja e tyre, por tek pyetja se deri në ç’masë mund të ndikojnë ato në shoqëri. Sa i gjerë është auditori i saj në krahasim me shumicën, e cila nuk tregon interes? Sa e lehtë është për një letërsi të caktuar të kapërcejë kufijtë gjuhësorë, për t’u përhapur edhe në shoqëritë fqinje? Për të komunikuar me të tjerët, të huajt, të ngjashmit apo të ndryshmit? Me ç’mënyrë mund të ndërtojë ura komunikimi, mirëkuptimi dhe perceptimi të problemit që na shqetëson? Si mund të lëvrojë një ndjenjë të përbashkët, një ndërgjegje të përbashkët, që do t’i sjellë popujt tanë më afër, do t’i bashkojë mbi bazamentin e përbashkët të qytetërimit demokratik?
Shtimi i nismave, shtimi i përkthimeve, shtimi i vrullit ndërkulturor, i veprimtarisë ndërkombëtare të krijuesve, shfrytëzimi i internetit dhe i teknologjive të reja, mbështetja e politikës kulturore prej organeve shtetërore të çdo vendi, por edhe prej Bashkimit Europian: kjo do të ishte përgjigjia e parë.
Mirëpo, sado e organizuar dhe frytdhënëse të jetë një ndërmarrje e tillë, që paraqitet, gjithsesi, e nevojshme, prapëseprapë problemi nuk zgjidhet. Problemi qëndron më tepër tek kulturat masive të shoqërive tona. Ato që mbrohen dhe farkëtohen prej udhëheqjeve politike dhe shoqërore, prej gjithë farkëtuesve të opinionit publik, prej protagonistëve të shtypit, prej shoqërisë aktive të qytetarëve. Roli i këtyre është i rëndësishëm, do të thosha vendimtar, për të bërë një kthesë nga gjendja e sotme drejt një gjendjeje shpresëdhënëse. Prandaj lipset ajo çka lashë të nënkuptohej më lart, ritrajtësimi dhe qëmtimi i vazhdueshëm i hapësirës publike të kërkimit, këshillimit e mirëkuptimit, pa u mjaftuar vetëm me predikimin e parimeve, me respektin ndaj fqinjëve, ndaj «të tjerëve», apo me nevojën e një fqinjësie paqësore, por duke u përballur me një çështje më të gjerë, me rrugët sesi krijohet një bashkësi demokratike ndëreuropiane dhe sesi, në kuadrin e saj, të qenët i ndryshëm shndërrohet në diçka të respektueshme. Sesi nga çiftëzimi i të këtyre dy çështjeve, mund të përftohen trajta të reja identiteti kolektiv dhe vetjak.
Njëkohësisht, duhet që këtë çështje ta shohim të lidhur me një tjetër çështje të gjerë dhe po aq aktuale: Ç’drejtim ka marrë Bashkimi Europian, cili do të jetë stadi i ardhshëm, për të mos thënë përfundimtar, i plotërimit europian? Çfarë do të rrjedhojë nga zbatimi i Marrëveshjes së Lisbonës, i politikave që përcaktohen në të? Ç’ndikim do të ketë kriza politike mbi perceptimet dhe vendimet e shoqërive dhe udhëheqjeve të tyre, madje në një realitet të shenjuar nga prania e emigrantëve ekonomikë, e cila e mban gjithmonë si aktuale çështjen e çiftëzimit të demokracisë me të qenët i ndryshëm?
Priten përgjigjet, ndjehet një pasiguri e gjithandejshme dhe, në disa çështje kyçe, mbeten mosmarrëveshje të rëndësishme për t’u zgjidhur. Pavarësisht hapave që janë bërë, defiçiti demokratik ende nuk është zhdukur. Pavarësisht krizës ekonomike, udhëheqjet politike ende nuk duan ta pranojnë nevojën e së vetkuptueshmes, pra zgjidhjen e bashkëqeverisjes ekonomike prej instrumenteve të Bashkimit Europian. Ndërsa, për sa i përket Europës Shoqërore, shumica e udhëheqjve të sotme nuk e dëshirojnë një gjë të tillë.
Edhe një vërejtje e fundit. Përmbushja e idesë së madhe që po shtjellojmë, u arrit në Europën Perëndimore, jo vetëm si mësim i nxjerrë nga pasojat tragjike të historisë europiane gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, por ngaqë ia doli të lëvrohej në një kohë kur institucionet demokratikë vepronin normalisht, ndërsa zhvillimi ekonomik dhe begatia shoqërore gjendeshin në rritje të vazhdueshme. Marrëdhëniet gjermano-franceze përbëjnë shembull të spikatur. Është, ndoshta, edhe ky një parakusht për të nxënë qytetërimin demokratik, për të krijuar einer die Vielfalt der kulturellen Identitäten bewahrenden demokratischen Einheit in täglich erlebbarer friedvoller Nachbarschaft.
Si përfundim, thelbi i çështjes mund të ngjeshet brenda pyetjes: «Si ndryshohen mendësitë, qëndrimet dhe sjelljet, si ndryshohen botëkuptimet?». Dhe përgjigjia është: me një edukim të përditshëm, të gjithanshëm e të shumëtrajtshëm, në një shoqëri të hapur. Me vullnetin për t’u kundërvënë rrethanave dhe mendësive që na prangojnë pas së djeshmes, ndërsa realiteti bashkëkohor po rend në tjetër drejtim. Me sprova e sfida të reja. Me korrektesë e me ngulm, në këtë përpjekje të përbashkët që do ende kohë të japë fryte.
(Vëzhgim kritik i shkrimtarit grek Nikos Themelis)
Comments (0 posted)
Post your comment