Shpallen fituesit e Globit të Artë
Klosi News
Filmi Slumdog Millionaire fitoi çmimin kryesor në ceremoninë e Globit të Artë, që u zhvillua mbrëmë në Hollivud. Historia frymëzuese që i merr ngjarjet nga Bombey,Indi, fitoi katër çmime të Globit të Artë nga Shoqata e Shtypit të Huaj në Hollivud. Kate Winslet fitoi çmime për dy filma.
Slumdog Millionaire, historia e një jetimi që kërkon dashurinë e humbur dhe shpreson për një fitore të madhe në një konkurs televiziv në Indi, u nderua në katër kategori, përfshi dramën dhe regjinë më të mirë.
Kejt Uinslet u cilësua aktorja më e mirë në rolin e dytë për dramën me temë nga Holokausti, "The Reader", si dhe aktorja më e mirë për interpretimin në Revolutionary Road. Ky i fundit me regji të bashkëshortit të saj, Sam Mendes e vë atë përsëri përballë Leonardo DiCaprio, në rolin e gruas që shpreson t’i shpëtojë një martese të shkatërruar. Ajo iu drejtua së pari DiCaprios.
"Interpretimi yt në këtë film nuk është asgjë tjetër veçse spektakolar". Kurse për regjisorin shtoi; të falenderoj që drejtove këtë film dhe që na bëre të vuajmë çdo ditë duke u ndjerë mirë me këtë dhimbje të tmerrshme.
Romanca spanjolle, “Vicky Cristina Barcelona” një film me regji të Woody Allen u cilësua si më i miri në kategorinë e muzikalit apo komedisë më të mirë.
Miki Rork u cilësua aktori më i mirë për dramën "The Wrestler". Filmi ka të bëjë me një ish boksjer të cilit i jepet një shans i fundit, temë që i shkon për shtat aktorit të shkëputur nga karriera artistike për shkak të sjelljeve të tij. Globi i Artë shënoi një kthim për aktorin.
Kthimi ka qënë një rrugë e gjatë për mua, tha Rork duke i drejtuar falenderime regjisorit Darren Aronofski.
E kam parë këtë histori edhe më parë, veçanërisht në sport dhe vërtetë lojtarë të mirë shfaqen çdo 30 vjetë. Unë vërtetë besoj se ti je një prej tyre, tha aktori.
I ndjeri Heath Ledger, që vdiq një vitë më parë nga mbidoza aksidentale e ilaçeve u cilësua aktori më i mirë në rolin e dytë për interpretimin e Joker-it në filmin The Dark Knight. Regjizori Christopher Nolan pranoi çmimin. Të gjithë ne që punuam me Heath e pranojmë këtë çmim me pikëllim por edhe me krenari të madhe, tha regjisori.
Tre filmat që kryesonin kandidaturat u largua nga ceremonia e mbrëmshme pa asnjë çmim: The Curious Case of Benjamin Button, me njëriun që rinohet; Doubt që vështron skandalin e abuzimeve seksuale në Kishën Katolike dhe Frost/Nixon reth intervistës së presidentit ma gazetarin David Frost.
Çmimet Globi i Artë vendosen nga gati 90 gazetarë të huaj në Hollivud. Industria e filmave u kushton vëmendje këtyre çmimeve pasi zakonisht ato janë parashikuese të çmimit prestigjoz Oskar, që zhvillohen në shkurt.
Comments (0 posted)
Post your comment