Panairi e Librit " Tiranë 2012"
Ndërsa çmimin për përkthyesin e vitit e mori Rudi Erebara, për përmbledhjen poetike, “Tek era e kam shpëtimin”, të poetit amerikan Archibalt Ammons, i shtëpisë botuese “Aleph”. Çmimi u dorëzua nga shkrimtari Parid Teferiçi me motivacionin për guximin në përcjelljen në shqip të një autori të vështirë, por emancipues.
Në edicionin e 15-të të Panairit të Librit u paraqiten librat e mbi 100 botuesve nga treva të ndryshme shqiptare, por edhe nga universitete dhe shtëpi botuese të huaja. U ekspozuan për pesë ditë në Tiranë mbi 60 mijë tituj botimesh, ndër të cilët 1500 të rinj.
Sot u ndanë edhe çmimet e Panairit të Librit 2012, me juri të përbëre nga Arta Marku, Dhurata Shehri, Mirela Kumbaro, Fatos Baxhaku dhe Parid Teferiçi.
Autorët fitues:
“Autori i Vitit shpallet Artan Fuga për librin “Rënia e qytetit”, botim i shtëpisë botuese “Papirus”. Autori Fuga u vlerësua për mënyrën e re se si e shkruan qytetin si koncept, si jetesë dhe si metamorfozë”, tha anëtarja e jurisë Dhurata Shehri teksa i dorëzoi çmimin botuesit Benet Koleka.
Ndërsa çmimin për përkthyesin e vitit e mori Rudi Erebara, për përmbledhjen poetike, “Tek era e kam shpëtimin”, të poetit amerikan Archibalt Ammons, i shtëpisë botuese “Aleph”. Çmimi u dorëzua nga shkrimtari Parid Teferiçi me motivacionin për guximin në përcjelljen në shqip të një autori të vështirë, por emancipues.
Këtë vit u dha edhe një çmim për Përkthyesin më të mirë nga gjuha frënge, ofruar nga Ambasada e Francës, i cili shkoi për përkthyesin Orgest Azizi për përkthimin e vëllimit të parë të librit “Historia e seksualitetit” të Michel Foucault, botim i UET Press. Përkthyesi u vlerësua për cilësinë e interpretimit të koncepteve filozofike të një vepre. Në mungesë të përkthyesit, i cili jeton në Paris, këtë çmim Ambasadorja Franceze në Tiranë ia dorëzoi babait të përkthyesit, Astrit Azizi. “Ambasada vetëm e ka mbështetur financiarisht këtë çmim”, tha ambasadorja Moro, “sepse përzgjedhja e fituesit është bërë nga juria”.
Çmimi special iu akordua Aleko Mingës për sjelljen në shqip të librit “Simfonia e numrave të thjeshtë” të Markus du Sautoy, botim i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit me motivacionin “si stacion domethënës në rrugën e tij për popullarizimin e shkencës”. Çmimin e dorëzoi Fatos Baxhaku, anëtar i jurisë.
Comments (0 posted)
Post your comment